Takimi në Bashkinë Gramsh, në kuadër të projektit “Liberi” - Gjithmonë ka diçka për të mësuar
Tirana

Takimi në Bashkinë Gramsh, në kuadër të projektit “Liberi”

B2ap3 Large IMG 0538 Takimi në Bashkinë Gramsh, në kuadër të projektit “Liberi”

Në takimin e realizuar me drejtoreshat dhe edukatoret e këtyre institucioneve, u evidentuan problematika, si: mungesa e energjisë elektrike në disa prej kopshteve në njësitë administrative, tualeteve për fëmijët, si dhe mungesa e bazës materiale e didaktike. Në disa kopshte kishte nevojë për rikonstruksion dhe shtimin e hapësirave.

Eduaktiv bëri pjesë të platformës së vet çerdhet dhe kopshtet e bashkisë së Gramshit. Më 12 dhjetor 2018, ai udhëtoi drejt këtij qyteti për të marrë informacionin e nevojshëm. Në takimin e zhvilluar me përfaqësues të kësaj bashkie, me drejtoresha dhe edukatore nga njësitë administrative, Eduaktiv prezantoi projektin "Liberi", i cili synon të mbledhë informacion për institucionet arsimore dhe t'i hedhë online, që të jenë të aksesueshme për të gjithë përdoruesit.

Nga takimi me të pranishmet u identifikuan disa çështje vërtet shqetësuese. Në pjesën më të madhe të kopshteve në njësitë administrative të Gramshit nuk kishte energji elektrike, nuk kishte tualet për fëmijët dhe mungonte baza materiale e didaktike. Në disa kopshte kishte nevojë për rikonstruksion dhe shtimin e hapësirave. Nevoja më emergjente ishte në kopshtin e Tërvolit, ku në 4 m2 sipërfaqe, qëndronin 13 fëmijë, për të cilin drejtuesja e këtij kopshti kishte kërkuar ndërhyrje të menjëhershme.

Gjithsesi, në institucionet ku mungonin standardet fizike, ishte e vështirë të flisje për standarde të tjera. Raste të kësaj natyre, tregojnë nevojën emergjente për të kthyer vëmendjen drejt institucioneve arsimore, e për t'iu siguruar këtyre fëmijëve, kushtet e duhura për edukim.

Projekti "Liberi" mbështetet nga Lëviz Albania. Qëllimi i tij është aksesi dhe transparenca në informacionin e domosdoshëm që u nevojitet prindërve për përzgjedhjen e çerdhes dhe kopshtit për fëmijët e tyre.

Urimi i Eduaktiv për festat e fundvitit
Takimi në Bashkinë Rrogozhinë, në kuadër të projek...

Artikuj të ngjashëm

Cilat programe janë të përshtatshme për ty?

Zbulo programet dhe profesionet që të përshtaten më shumë.

Planifiko Maturën Tënde në Eduaktiv!

Plotëso notat, zgjidh 10 programet e studimit dhe zbulo probabilitetin për t'u shpallur fitues sa hap e mbyll sytë!

Sa para të nevojiten për studimet e tua?

Tashmë do të të duhet të menaxhosh ekonominë tënde personale

Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 2525430

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD