Takimi në Bashkinë Elbasan, në kuadër të projektit “Liberi” - Gjithmonë ka diçka për të mësuar
Shkodra

Takimi në Bashkinë Elbasan, në kuadër të projektit “Liberi”

B2ap3 Large IMG 0359 Takimi në Bashkinë Elbasan, në kuadër të projektit “Liberi”

Përfaqësueset e drejtorisë së arsimit në Bashkinë Elbasan u informuan për përfitimet që ju vijnë prindërve nga Eduaktiv, duke iu aksesuar online informacion të nevojshëm për edukimin e fëmijëve. Me shumë lehtësi, ata mund të përdorin platformën, për të marrë informacione për institucionet arsimore, mund të vlerësojnë punën e bërë nga stafi edukues dhe mund të gjejnë artikuj edukues. 

Pjesë e takimeve që po zhvillon Eduaktiv, në kuadër të projektit "Liberi", ishte edhe qyteti i Elbasanit. Takimi u zhvillua në ambientet e Bashkisë, më 1 nëntor 2018, ku përfaqësues të kësaj bashkie dhe inspektoret e arsimit, u njohën nga afër me natyrën e "Liberi" dhe lehtësirat që vijnë nga zbatimi i tij.

Të pranishmet u informuan për përfitimet që ju vijnë prindërve nga Eduaktiv, duke iu aksesuar online informacion të nevojshëm për edukimin e fëmijëve. Me shumë lehtësi, ata mund të përdorin platformën, për të marrë informacione për institucionet arsimore, mund të vlerësojnë punën e bërë nga stafi edukues dhe mund të gjejnë artikuj edukues, sugjerime për aktivitete artistike, kulturore, apo tituj librash, sipas moshës së fëmijëve.

Të pranishmet vlerësuan iniciativën e ndërmarrë nga Eduaktiv, duke dhënë sugjerimet e tyre, teksa u shprehën se arsimi është një fushë në përmirësim, por ka nevojë që të punohet më shumë, sidomos për vlerësimin e punës që bëhet nga edukatoret dhe mësuesit në këto institucione.

Projekti "Liberi" mbështetet nga Lëviz Albania. Qëllimi i tij është aksesi dhe transparenca në informacionin e domosdoshëm që u nevojitet prindërve për përzgjedhjen e çerdhes dhe kopshtit për fëmijët e tyre.

Takimi në Bashkinë Pustec, në kuadër të projektit ...
Takimi në bashkinë Librazhd, në kuadër të projekti...

Artikuj të ngjashëm

Cilat programe janë të përshtatshme për ty?

Zbulo programet dhe profesionet që të përshtaten më shumë.

Planifiko Maturën Tënde në Eduaktiv!

Plotëso notat, zgjidh 10 programet e studimit dhe zbulo probabilitetin për t'u shpallur fitues sa hap e mbyll sytë!

Sa para të nevojiten për studimet e tua?

Tashmë do të të duhet të menaxhosh ekonominë tënde personale

Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 2525430

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD