Takimi në Bashkinë Devoll, në kuadër të projektit “Liberi” - Gjithmonë ka diçka për të mësuar
Berati

Takimi në Bashkinë Devoll, në kuadër të projektit “Liberi”

B2ap3 Large IMG 9949 Takimi në Bashkinë Devoll, në kuadër të projektit “Liberi”

Takimi me drejtoreshat e çerdheve dhe kopshteve në Bashkinë Devoll. Së bashku diskutuam mbi eksperiencat dhe veprimtaritë e tyre të përditshme, si dhe nevojat që lindin për ofrimin e një shërbimi sa më cilësor. 

Eduaktiv u rikthye sërish në juglindje, për të përfunduar listimin e çerdheve dhe kopshteve në qarkun e Korçës. Të hënën, më 5 nëntor 2018, Eduaktiv zhvilloi takim me drejtoreshat e çerdheve dhe kopshteve në Bashkinë e Devollit. Takimi u zhvillua në një nga kopshtet e kësaj bashkie dhe të pranishmet u njohën më nga afër me mënyrën se si lindi ideja e ndërtimit të një platforme gjithëpërfshirëse për institucionet e arsimit në Shqipëri.

Në kuadër të projektit "Liberi", Eduaktiv është përqendruar fillimisht te çerdhet dhe kopshtet, për të listuar të gjitha këto institucione në 61 bashkitë e Shqipërisë, për t'iu dhënë informacion online prindërve, që të shohin kushtet dhe të përzgjedhin kopshtin që iu përshtatet më mirë.

Gjatë takimit, të pranishmet treguan eksperiencat e tyre në punën e përditshme me fëmijët dhe me prindërit. Ashtu si në qytete të tjera, edhe në Devoll nuk mungonin problematikat, qoftë në shtimin e bazës materiale, didaktike apo në rregullimin e infrastrukturës.

Projekti "Liberi" mbështetet nga Lëviz Albania. Qëllimi i tij është aksesi dhe transparenca në informacionin e domosdoshëm që u nevojitet prindërve për përzgjedhjen e çerdhes dhe kopshtit për fëmijët e tyre.

Takimi në Bashkinë Memaliaj, në kuadër të projekti...
Takimi në Bashkinë Pustec, në kuadër të projektit ...

Artikuj të ngjashëm

Cilat programe janë të përshtatshme për ty?

Zbulo programet dhe profesionet që të përshtaten më shumë.

Planifiko Maturën Tënde në Eduaktiv!

Plotëso notat, zgjidh 10 programet e studimit dhe zbulo probabilitetin për t'u shpallur fitues sa hap e mbyll sytë!

Sa para të nevojiten për studimet e tua?

Tashmë do të të duhet të menaxhosh ekonominë tënde personale

Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 2525430

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD