Takim i Eduaktiv në qytetin e Laçit . - Gjithmonë ka diçka për të mësuar
Vlora

Takim i Eduaktiv në qytetin e Laçit .

Eduaktiv , në kuadër të projektit "Liberi",udhëtoi këtë javë në qytetin e Laçit, ku zhvilloi një takim pranë ambienteve të Zyrës Arsimore të Bashkisë Laç, me drejtues të çerdheve dhe kopshtevetë rrethit të Kurbinit. Drejtuesit e institucioneve parashkollore patën mundësi të njiheshin me platformën e Eduaktiv, qëllimin dhe funksionin e saj.

Pas prezantimit patëm mundësi të zhvillonim një intervistë me zonjën Natale Marku, drejtoreshë e Kopshtit Nr.3 në qytetin e Laçit, e cila na foli për shërbimet që ofrohen për fëmijët në kopshtin të cilin ajo drejton. Drejtoresha theksoi se kopshti Nr.3 i plotëson gjithë standardet dhe parametrat bashkëkohorë, pasi është një kopsht i ri që është ndërtuar vitet e fundit. Por pavarësisht kushteve dhe stafit të kualifikuar drejtoresha theksoi se ka nevojë ende për bazë materiale dhe didaktike, të cilat ju nevojiten fëmijëve.

Regjistrimet në kopësht kanë qenë me luhatje, kjo për shkak të largimeve dhe emigrimit të familjeve; për këtë vit kopshti ka 184 fëmijë që e frekuentojnë rregullisht ndërkohë që ka hapësirë edhe për më shumë fëmijë. Në staf janë 9 edukatore, të cilat janë të kualifkuara të gjitha me arsimin përkatës . ''Prindërit janë të kënaqur me shërbimin që ofron kopshti ynë, i cili duke qenë se është i ri, krahas procesit edukativ ka edhe kushte dhe pamje të bukur si godinë."

Prindërit sipas mundësive na kanë mbështetur edhe me donacione dhe objekte të ndryshme që mund t'ju shërbejnë fëmijëve, duke bashkëpunuar paralelisht edhe me bizneset e zonës. Megjithatë ka nevojë ende për lodra formuese, libra, apo dhe materiale të tjera, për fëmijët dhe sidomos për shtrimin e një parketi të ri për kopshtin. Për këtë kemi bërë edhe kërkesë te Bashkia dhe shpresojmë që të na e mundësojnë këtë vit,'' tha zonja Marku.

Në Kopshtin Nr.3 ka edhe psikologe e cila paraqitet dy herë në javë për shkak se i duhet të jetë e pranishme edhe në kopshte të tjera. Mes të tjerash drejtoresha përmendi faktin se stafi mësimor ka nevojë për trajnime shtesë kjo nisur edhe nga kurrikula e re mësmore, e cila ende nuk është adaptuar siç duhet, por nevojiten edhe trajnime për tema të ndryshme si kujdesi ndaj fëmijëve me aftësi të veçanta etj.

Gjithashtu një shërbim shtesë që mungon pothuaj në të gjitha kopshtet e qytetit është vakti i drekës për fëmijët . Sipas drejtoreshës kjo është tepër e nevojshme pasi ka edhe shumë kërkesa nga prindërit të cilët janë në punë paradite dhe dëshirojnë që fëmijët të qëndrojnë në kopësht me drekë.''Kopshti im i plotësn të gjitha standardet për të qenë një kopësht me drekë, dhe do ishte mirë të shtohej ky shërbim pasi disa prindër detyrohen që pasi i marrin prej nesh, ti çojnë fëmijët e tyre 2 orë në kopësht privat pasi u duhet të presin orën 4 ose 5 sa të mbarojnë punën dhe nuk kanë ku ti lenë tjetër,'' tha më tej drejtorsha Marku, ndërsa shtoi se edukatoret e kopshtit ku ajo punon në shumë raste qëndrojnë edhe jashtë orarit zyrtar të punës, për tu kudjesur për fëmijët, në rastet kur ndodh që prindi vonohet për ta marrë për arsye pune.

Këshilla që duhet t'ia mësoni fëmijës tuaj para se...
Kush ishte Shën Valentini?

Artikuj të ngjashëm

Cilat programe janë të përshtatshme për ty?

Zbulo programet dhe profesionet që të përshtaten më shumë.

Planifiko Maturën Tënde në Eduaktiv!

Plotëso notat, zgjidh 10 programet e studimit dhe zbulo probabilitetin për t'u shpallur fitues sa hap e mbyll sytë!

Sa para të nevojiten për studimet e tua?

Tashmë do të të duhet të menaxhosh ekonominë tënde personale

Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 3443 420

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD