Si ndikon muzika në shëndetin e fëmijës tuaj ? - Gjithmonë ka diçka për të mësuar
Elbasani

Si ndikon muzika në shëndetin e fëmijës tuaj ?

B2ap3 Large Rock Music

Ndoshta nuk është matematikë apo shkencë, por muzika luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin social dhe psikologjik të fëmijës tuaj. Studimet tregojnë se të dëgjuarit muzikë, të kënduarit dhe gjithashtu të luajturit në instrumenta muzikorë ndikojnë shumë pozitivisht nëse nisen në një moshë të vogël si 5-6 vjeç.

Zhvillimi gjuhësor.

Nuk është mit se fëmijët që janë muzikantë e kanë më të lehtë për të mësuar gjuhën amtare, si dhe gjuhët e huaja. Muzika trajnon anën e majtë të trurit, anën përgjegjëse për përpunimin e gjuhës. Sipas organizatës së advokacisë muzikore "Children's Music Workshop" , muzika gjithashtu krijon sinapse në tru që lidhin këngët e njohura me informacione të reja.

Stimulimi i trurit.

Fëmijët të cilët angazhohen me muzikë , kanë treguar nivele të larta të aktivitetit mendor në krahasim me ata që nuk janë të angazhuar. Sipas disa studimeve, fëmijët që morën për 15 muaj mësime muzikore u përmirësuan në aspektin e aftësive motorike dhe në diskriminim të shëndoshë.

Zhvillon durimin.

Je ose nuk je pjese e nje bande , të mësuarit e nje solo-je ose thjesht  të dëgjuarit, inkurajon durimin. Fëmijëve u duhet kohë ta procesojnë atë që dëgjojnë, nuk ka ngutje, ashtu sikurse mësojne të luaajnë në një instrument. Muzika është një formë shumë e mirë dhe mjaft e vlefshme, sepse sjell benefite lidhur me durimin gjatë procesit të rritjes.

Një performancë më e mirë në matematikë dhe lexim..

Studimet tregojnë se si muzika stimulon pjesë të trurit që janë të lidhura me leximin, matematikën dhe zhvillimit emocional. Kjo do të thotë që fëmija mund të ketë një performancë më të mirë në lëndët kryesore nëse është hartuar një metodë e përshtatshme për të përfshirë atë më shumë në seancat praktike.

Përmirëson aftësitë motorike.

Të dëgjosh muzikë është fantastike, të jesh i përfshirë është një bonus. Këngët ndihmojnë fëmijët të praktikojnë një kordinim motorik më të mirë. Të mësosh të luash një instrument si tastiera ose të lëvizurit e duarve apo këmbëve me ritmin e muzikës ndihmon fëmijët të kenë një kontroll më të mirë të duarve dhe gishtave, një aftësi shumë e rëndësishme për të shkruar apo për të mbajtur objekte të vogla. I njëjti rezultat mund të arrihet edhe nëpermjet kërcimit.

Si të mbash nxënësit të përqendruar në klasë.
Vlerësime nga prindërit për kopshtet dhe çerdhet

Artikuj të ngjashëm

Cilat programe janë të përshtatshme për ty?

Zbulo programet dhe profesionet që të përshtaten më shumë.

Planifiko Maturën Tënde në Eduaktiv!

Plotëso notat, zgjidh 10 programet e studimit dhe zbulo probabilitetin për t'u shpallur fitues sa hap e mbyll sytë!

Sa para të nevojiten për studimet e tua?

Tashmë do të të duhet të menaxhosh ekonominë tënde personale

Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 3443 420

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD