Si mund të ndikojë media në imazhin që fëmija krijon për trupin? - Gjithmonë ka diçka për të mësuar
Korca

Si mund të ndikojë media në imazhin që fëmija krijon për trupin?

B2ap3 Large Kids Png  7


Të gjitha mediat duke filluar nga televizioni, revistat e rrjetet sociale janë kthyer në mjet të theksuar "diskriminimi", po përse themi kështu? Këto media gjithmonë e më shumë janë duke promovuar imazhin e trupit duke bërë që të rinjtë të ndihen disi keq për peshën ose format trupore që kanë, por tek kush ndikon më shumë? Më të prekurit janë padyshim fëmijët dhe adoleshentët pasi ata rriten me idenë e trupit të dobët, elegant, pa kile dhe elastik dhe kështu do të mund të njohësh suksesin. Nuk mundesh t'i shpjegosh një fëmije a adoleshenti që trupi i tyre është shumë i bukur, pasi kanë gjithmonë një shembull për të marrë.

Kur media promovon sjellje dhe shfaqje të caktuara, është e vetëkuptueshme që përshtypjet që ka për të lënë tek pjesa më delikate e shoqërisë kanë për të qenë të forta, pasi formësohen idetë e tyre dhe krijojnë një mendim sesi mund të bëhen hipotetikisht të famshëm, të pranuar, të suksesshëm e tërheqës.

Për shembull, sa shpesh portretizohen në filma romantikë, karaktere me trup të bukur, në krahasim me karaktere të tjerë me trup jo dhe aq të rregullt? Fëmijët mund të krahasojnë pamjet e jashtme të vetes me këto personazhe të mediatizuara, pamja e jashtme e të cilëve mund të mos jetë aspak reale apo vështirësisht e arritshme. Ky lloj krahasimi mund të çojë në vetëvlerësim të ulët e si pasojë në sjellje të dëmshme.

Është e rëndësishme të mbani mend se fëmijët sot, nuk janë thjesht konsumatorë të mediave por edhe krijues aktivë.

Nga njëra anë, fëmijët mund të mësojnë se si të modelojnë paraqitjen e tyre në internet sipas pamjes që dëshirojnë të arrijnë, duke krahasuar mënyrën si duken me shokët e tyre e duke marrë reagime nga ndjekësit kësisoj.

Por nga ana tjetër, fëmijët mund të shohin miq apo njerëz të tjerë, që përdorin mediat në internet për të sfiduar stereotipat e dëmshëm rreth idealeve të paraqitjes fizike. Nga gjithë sa përmendëm lind si nevojë që çdo prind të tregojë kujdes të veçantë me modelet që merr fëmija sepse ky mund të jetë rrezik i mundshëm për sëmundje të tilla si Bulimia ose Anoreksia në një të ardhme
Mbrojtja e fëmijëve nga interneti, CRCA: 200 fëmi...
A po rrisim fëmijë tekanjozë? Sfidat e prindërve ...

Artikuj të ngjashëm

Cilat programe janë të përshtatshme për ty?

Zbulo programet dhe profesionet që të përshtaten më shumë.

Planifiko Maturën Tënde në Eduaktiv!

Plotëso notat, zgjidh 10 programet e studimit dhe zbulo probabilitetin për t'u shpallur fitues sa hap e mbyll sytë!

Sa para të nevojiten për studimet e tua?

Tashmë do të të duhet të menaxhosh ekonominë tënde personale

Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 3443 420

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD