Si duhet të silleni me fëmijën tuaj! Zbuloni 6 tipologjitë e ndryshme të prindërve - Gjithmonë ka diçka për të mësuar
Durresi

Si duhet të silleni me fëmijën tuaj! Zbuloni 6 tipologjitë e ndryshme të prindërve

Nuk ka një 'recetë' unike për mënyrën se si duhet të sillemi dhe t'i edukojmë fëmijët tanë, për të qenë të lumtur dhe për tu bërë të suksesshëm në jetë. Megjithatë ka disa rregulla dhe udhëzime që mund të na orientojnë drejt një edukimi të mirë. Eduaktiv ka sjell sot një artikull të përkthyer nga repubblica.it, ku flitet për 6 mënyra të ndryshme edukimi bazuar në tipologjinë e prindërve. Te një prej tipologjive me siguri do ta gjeni veten edhe ju që po na lexoni, dhe ajo çka mund të bëni është të përfitoni nga këshillat dhe të analizoni anët pozitive dhe negative të sjelljes tuaj ndaj fëmijëve. 


Në të vërtetë shumë studime tregojnë se mënyra e edukimit që zgjedhim për fëmijët tanë ka një influencë të madhe në jetën e tyre. Pikërisht ky studim i dy universiteteve të huaja 'Kobe University' dhe 'Doshisha University' që ka përfshirë mbi 5 mijë persona ka zbuluar 6 tipologji prindërish sa i përket mënyrës se si i edukojnë fëmijët e tyre. Ja si të kuptoni se cilës tipologji i përkisni dhe se çfarë efekti ka sot dhe do të ketë në të ardhmen, sjellja juaj në rritjen dhe suksesin e fëmijës suaj në jetë.

1.Prindër inkurajues

Te ky grup bëjnë pjesë ata prindër që zgjedhin ta ndjekin me vëmendje jetën e fëmijës së tyre, duke i dedikuar atyre mjaft kohë, por njëkohësisht duke iu dhënë besim dhe hapësirën e nevjoshme për të pasur lirinë dhe pavarësinë e tyre. Sipas hulumtimeve kjo është mënyra më efikase për edukimin; pasi fëmijët kanë shumë mundësi që të korrin sukses në jetën e tyre, që nga studimet e deri tek të ardhurat ekonomike kur të rriten, duke u karakterizuar kështu nga një mendësi pozitive kundrejt sfidave të jetës.

2.Prindër të rreptë

Këta prindër iu lënë shumë pak pavarësi fëmijëve edhe pse kanë besim tek ata. Zakonisht prindërit e etiketuar si të rreptë i qortojnë fëmijët, iu imponojnë shumë rregulla, por njëkohësisht iu kushtojnë shumë kohë atyre.Pavarësisht rreptësisë, ky lloj edukimi garanton sukses në shkollë dhe në punë (kur fëmija të rritet); por rrit rrezikun që fëmijët të vuajnë nga stresi, dhe ul propabilitetin e të jetuarit të një jetë të lumtur.

3.Prindër tolerantë

Këta prindër janë shumë të butë; ata iu besojnë fëmijëve të tyre, i kushtojnë kohë, por nuk vendosin rregulla strikte dhe nuk i qortojnë. Efektet e këtij edukimi janë përgjithësisht të mira; pasi ka të ngjarë që fëmijët të kenë një karrierë të mirë akademike dhe një punë të paguar mirë në të ardhmen. Ana e vetme negative që del nga studimi është tendenca e ulët e këtyre fëmijëve për të pasur një qëndrim pozitiv ndaj jetës.

4.Prindër të qetë (të relaksuar)

Këta prindër janë për zero rregulla, asnjë grindje apo të bërtitur; por janë prindër që shpenzojnë shumë pak kohë me fëmijët dhe tregojnë interes të vogël për jetën e tyre. Ky është stili i prindërve 'të relaksuar' dhe efekti i këtij edukimi do të ishte negativ për fëmijën në pothuajse të gjitha fushat e jetës, me përjashtim të atij profesional (tek i cili duket se nuk ka ndikim).

5.Prindër të vështirë (të vrazhdë)

Kjo tipologji prindërish sipas studimeve dhe psikologëve është për të vendosur shumë rregulla; qortime të shpeshta; aspak besim tek fëmija dhe pak kohë të dedikuar për ta. Konsiderohet një lloj edukimi i vështirë, i tipit të prindit 'padron', që sipas studimeve cilësohet si një eudkim mjaft i keq për fëmijën. Fëmijët që marrin një edukim të tillë kanë pak shanse për sukses akademik dhe profesional në jetën e tyre, vuajnë nga një stres i fortë, nga pasiguria dhe një probabilitet i lartë për të qenë të pakënaqur në jetë.

6. Prindër me sjellje 'të mesme'

Është stili i prindërve që në studimin e kryer për 6 tipologjitë, ka marrë një rezultat mesatar në të gjitha parametrat e marra në konsideratë. Efektet ndjehen veçanërisht në fushën psikologjike: pasi probabiliteti që fëmijët të jenë të lumtur është i ulët, por në shkollë dhe punë duket se nuk ka ndonjë ndikim negativ.
Shkolla Ndërkombëtare Montessori e Shqipërisë/ Th...
Mësimdhënia, profesion arti apo shkencë?

Artikuj të ngjashëm

Cilat programe janë të përshtatshme për ty?

Zbulo programet dhe profesionet që të përshtaten më shumë.

Planifiko Maturën Tënde në Eduaktiv!

Plotëso notat, zgjidh 10 programet e studimit dhe zbulo probabilitetin për t'u shpallur fitues sa hap e mbyll sytë!

Sa para të nevojiten për studimet e tua?

Tashmë do të të duhet të menaxhosh ekonominë tënde personale

Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 3443 420

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD