Sfida e të ndërtuarit një qytet më miqësor për fëmijët - Gjithmonë ka diçka për të mësuar
Tirana

Sfida e të ndërtuarit një qytet më miqësor për fëmijët

 Çfarë është një qytet miqësor me fëmijët?

Një qytet miqësor me fëmijët është ai që nxit të drejtat e fëmijëve dhe bën të mundur që zëri i tyre të dëgjohet më shumë në vendimet që i prekin ata. Ai krijon hapësira gjithëpërfshirëse ku fëmijët luajnë, janë të shëndetshëm, të mbrojtur, të arsimuar, të padiskriminuar dhe gëzojnë një mjedis koheziv dhe të pasur në aspektin kulturor. Në përgjithësi, ai garanton që fëmijët dhe nevojat e tyre të jenë në qendër të veprimtarive që ndërmerren në axhendën e qytetit/qytezës/komunitetit.

Përgjithësisht, ai është një vend ku fëmijët:

  • Mbrohen nga shfrytëzimi, dhuna dhe abuzimi.
  • Kanë një fillim të mbarë në jetë dhe rriten të shëndetshëm, dhe ndaj të cilëve tregohet kujdes.
  • Kanë akses në shërbime sociale cilësore.
  • Përfitojnë arsim cilësor, gjithëpërfshirës dhe me pjesëmarrje, dhe aftësim.
  • Shprehin mendimet e tyre dhe ndikojnë në vendimet që i prekin ata.
  • Marrin pjesë në jetën familjare, kulturore, sociale dhe të qytetit/komunitetit.
  • Jetojnë në një mjedis të sigurt dhe të pastër, me akses në hapësira të gjelbra.
  • Takojnë shokë dhe kanë hapësira për të luajtur dhe për t'u argëtuar.

Kanë një shans të drejtë në jetë, pavarësisht origjinës së tyre etnike, fesë, të ardhurave, gjinisë ose aftësisë.

Përse duhet të ndërtojmë një qytet miqësor me fëmijët?

Fëmijët janë individë. Fëmijët nuk janë as pronë e prindërve, as pronë e shtetit, dhe as nuk janë thjesht qenie për t'u bërë të rritur; ata kanë status të barabartë si pjesëtarë të familjes.

Fëmijët lindin si qenie plotësisht të pavarura. Fëmijët duhet të mbështeten te të rriturit për mirërritjen dhe edukimin që ata kanë nevojë për t'u rritur dhe për të fituar pavarësinë. Mirërritja ofrohet në gjirin e familjes, por, kur kujdestarët parësorë nuk mund t'i përmbushin nevojat e fëmijëve, është qeveria ajo që duhet ta përmbush këtë detyrim.

Veprimet ose mosveprimet e qeverisë ndikojnë te fëmijët më shumë se çdo grup tjetër të shoqërisë. Praktikisht, çdo fushë e politikës së qeverisë i prek fëmijët në një farë mase. Politikëbërja dritëshkurtër, me hartimin e politikave që nuk funksionojnë dhe që nuk i marrin parasysh fëmijët, ka ndikim negativ në të ardhmen e të gjithë pjesëtarëve të shoqërisë.

Pikëpamjet e fëmijëve rrallë dëgjohen dhe merren në konsideratë në procesin e hartimit të politikave.Në përgjithësi, fëmijët nuk votojnë dhe nuk marrin pjesë në këto procese. Pa vëmendjen e veçantë ndaj mendimeve të fëmijëve, siç ato shprehen në shtëpi apo në shkollë, në komunitete dhe madje edhe në qeveri, pikëpamjet e tyre nuk dëgjohen për shumë çështje të rëndësishme, të cilat i prekin ata sot ose që do t'i prekin ata në të ardhmen.

Shumë ndryshime në shoqëri kanë ndikim joproporcional dhe shpesh negativ te fëmijët. Transformimi i strukturës së familjes, globalizimi, ndryshimet klimatike, urbanizimi, modelet në ndryshim të punësimit dhe numri gjithnjë e më i vogël i shërbimeve të mirëqenies sociale në shumë vende të botës, kanë ndikim të madh te fëmijët.

Zhvillimi shëndetësor i fëmijëve është vendimtar për mirëqenien e ardhshme të çdo shoqërie. Duke qenë se ata janë ende në zhvillim, fëmijët janë veçanërisht të cënueshëm, më shumë se të rriturit, për shkak të kushteve të vështira të jetesës si: varfëria, kujdesi i pamjaftueshëm shëndetësor, mungesa e ushqyerjes, ujit të sigurt, strehimit, dhe ndotja mjedisore. Pasojat e sëmundjeve, kequshqyerjes dhe varfërisë kërcënojnë të ardhmen e fëmijëve, dhe rrjedhimisht të ardhmen e shoqërive ku ata jetojnë.

Kostot e një shoqërie që dështon në misionin e saj me fëmijët janë të mëdha. Gjetjet e kërkimit social tregojnë se përvojat më të hershme të fëmijëve ndikojnë ndjeshëm në zhvillimin e tyre në të ardhmen. Cikli i zhvillimit të tyre përcakton kontributin e tyre, ose koston për shoqërinë gjatë jetës së tyre. 

Arsimi gjithëpërfshirës është një e drejtë
Inteligjenca numerike tek fëmijët 0-6 vjeç.

Artikuj të ngjashëm

Cilat programe janë të përshtatshme për ty?

Zbulo programet dhe profesionet që të përshtaten më shumë.

Planifiko Maturën Tënde në Eduaktiv!

Plotëso notat, zgjidh 10 programet e studimit dhe zbulo probabilitetin për t'u shpallur fitues sa hap e mbyll sytë!

Sa para të nevojiten për studimet e tua?

Tashmë do të të duhet të menaxhosh ekonominë tënde personale

Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 3443 420

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD