Sa të vështirë e sheh fëmija juaj jetën shkollore? Vini re probleme në lexim, shkrim apo aritmetikë? - Gjithmonë ka diçka për të mësuar
Korca

Sa të vështirë e sheh fëmija juaj jetën shkollore? Vini re probleme në lexim, shkrim apo aritmetikë?

Studimet tregojnë se rreth 30% e fëmijëve janë fizikisht, emocionalisht ose psikologjikisht të lodhur aq shumë saqë shfaqin rezultate jo të kënaqshme në shkollë dhe jo vetëm . Megjithatë, do të ishte një gabim që të klasifikohen të gjithë si 'të paaftë' ose "të pashpresë" . Ata mund të jenë shpeshtë dobët në performancën shkollore dhe të shkëlqejnë në lloje të tjera të aktiviteteve të tilla si arti ose teknologjia.
Disleksia për shembull, është një çrregullim pak i njohur në shoqërinë tonë, e po ashtu edhe në institucionet e edukimit dhe të formimit. Ndodh që për shkak të mungesës së njohurive, në të shumtën e rasteve, kalohet pa u vënë re, por nuk do të thotë se nuk është e pranishme.

Para se të themi se kemi të bëjmë me një fëmijë me disleksi, është e nevojshme të sigurohemi që fëmija nuk ka probleme në shikim, nuk ka zhvillim të vonuar, dhe që ka pasur mundësi të mësojë shkrim leximin. Nëse këta elementë, që sapo u përmendën, nuk janë të pranishëm atëherë mund të dyshohet se kemi të bëjmë me një fëmijë me disleksi.


Simptoma të përgjithshme të problemeve në të nxënë
Nëse një fëmijë shfaq simptomat e mëposhtme në mënyrë të vazhdueshme , ai duhet të kontrollohet për aftësi të kufizuara në të mësuar.

Më pak se 5 vjeç
Vështirësi në shqiptimin e fjalëve
Vështirësi në gjetjen e fjalës së duhur për të thënë
Probleme në memorizimin e shkronjave të alfabetit, numrave, ngjyrave, formave dhe ditëve të javës.
Paaftësia për të ndjekur udhëzimet
Vështirësi në përdorimin e lapsave me ngjyra dhe gërshërëve, mbërthimin e kopsave, lidhjen e këpucëve.

5 deri në 9 vjeç
Vështirësi në të kuptuarit e marrëdhënieve midis shkronjave dhe tingujve
Vështirësi në shqiptim gjatë leximit me zë të lartë
Vështirësi në zgjidhjen e ushtrimeve themelore matematikore
Paaftësia për të treguar orën


Mbi 10 vjeç
Vështirësi në të kuptuarit e asaj që lexohet
Pamundësia për të zgjidhur probleme matematikore
Ngurrimi për të lexuar dhe shkruar
Ngurrimi për të bërë detyrat e shtëpisë
Ngurrimi për të marrë pjesë në diskutimet në klasë

Shumica e fëmijëve shfaqin një ose më shumë nga këto simptoma në disa periudha të jetës.


Detyra e prindërve përballë fëmijëve me probleme në të nxënë


Në radhë të parë, nga prindërit kërkohet që ta pranojnë se fëmija ka këtë vështirësi. T'i sigurojnë një vend të qetë që të mos shpërqendrohet. Ta nxisin që të lexojë me zë të lartë dhe ta ndihmojnë që të dëgjojë tregime të regjistruara. Ta mbështesin moralisht dhe të tregohen të afërt. Gjithashtu, të jenë në kontakt të vazhdueshëm me mësuesit që kanë të bëjnë me fëmijën e tyre, sepse me punë të vazhdueshme dhe me bashkëpunim gjithçka mund të përmirësohet.

Një këshillë për mësuesit, është se në punën e tyre me fëmijët dislesik nuk duhet t'i shikojnë ata ndryshe, ose si fëmijë më pak inteligjentë. Pra, nuk duhet e nuk munden t'i shohin dhe t'a konsiderojnë këtë grup nxënësish si të ndryshëm. 

OBSH: Shqipëria, vend problematik për përhapjen e ...
UNESCO vë alarmin: 20% e fëmijëve në Shqipëri dhun...

Artikuj të ngjashëm

Cilat programe janë të përshtatshme për ty?

Zbulo programet dhe profesionet që të përshtaten më shumë.

Planifiko Maturën Tënde në Eduaktiv!

Plotëso notat, zgjidh 10 programet e studimit dhe zbulo probabilitetin për t'u shpallur fitues sa hap e mbyll sytë!

Sa para të nevojiten për studimet e tua?

Tashmë do të të duhet të menaxhosh ekonominë tënde personale

Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 2525430

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD