Pse fëmijët qajnë kur shkojnë në kopësht apo shkollë! Ja gabimet që bëjnë prindërit dhe gjyshërit - Gjithmonë ka diçka për të mësuar
Tirana

Pse fëmijët qajnë kur shkojnë në kopësht apo shkollë! Ja gabimet që bëjnë prindërit dhe gjyshërit

B2ap3 Large Article 2614540 0A112BEE000005DC 460 634x42 20190313 105310 1

Të gjithë prindërit janë përballur me rastet e kundërshtimit të fëmijëve për të shkuar në çerdhe; kopësht apo shkollë. Madje ata më të vegjlit qajnë pa pushim kur mami dhe babi i lënë në çerdhe me edukatoren. Por a e keni pyetur veten pse ndodh kjo? Me siguri ja keni lënë fajin fëmijës, tekave dhe llastimeve të tij, por ekspertët thonë se ne të rriturit si prindërit dhe gjyshërit jemi përgjegjës për këtë.

Në këto kushte psikologët dhe ekspertët japin disa kësilla për të shmangur disa gabime që mund të bëjmë pa dashje kundrejt fëmijëve tanë në lidhje me shkollën, sidomos kur vogëlushët janë në klasën e parë. Fëmijët në parashkollor Së pari prindërit, gjyshërit, apo të afërm të tjerë duhet të kuptojnë se fëmijët edhe pse të vegjël kuptojnë dhe dëgjojnë. Shumë e mendojnë çerdhen dhe kopshtin si një mënyrë 'për ti hequr qafe' fëmijët deri sa prindërit të kthehen nga puna. ''Po duhet ta çoj në çerdhe. Vajza (djali) nuk do të shkoj por duhet ta çoj patjetër, se nuk kam kujt t'ia lë','' shprehen prindërit mes tyre. Por jo, ekspertët thonë se nuk duhet shprehur dhe menduar kështu. Para së gjithash; kur thoni fëmija nuk do të shkojë , mendoni kur i vogli e dëgjon. A mund ta dijë një fëmijë i vogël se çfarë është çerdhja? Nëse ju ia bëni 'gogol' normal që do ketë frikë dhe nuk do ketë dëshirë të shkoj në kopësht apo shkollë.Nëse nuk do të shkoj, kjo ndodh për faktin se ju e keni trembur dhe e keni bërë që të krijojë  ide të keqe për çerdhen, kopshtin apo shkollën. I keni mësuar që të varet shumë nga ju dhe të ketë ankth. E keni bërë të mendoj se shkolla është një vend i keq dhe fëmija ka frikë se kushedi çfarë do t'i ndodh.Jeni pikërisht ju që e shihni shkollën kështu, dhe mos u çudisni nëse fëmija nuk ka qejf të shkoj në shkollë. 

Madje, jo vetëm prindërit por edhe gjyshërit gabojnë shpesh me nipërit dhe mbesat. Shpesh gjyshet kur dëgjojnë të vegjëlit të ankohen se nuk duan të shkojnë në shkollë apo kopësht thonë: ''Gjynah pse ta dërgoni në kopësht kur këtu jam unë që mund ta mbaj? 

E dashur gjyshe fëmija ju dëgjon edhe juve. Duhet të kuptoni që fëmija ka nevojë të rrijë edhe me moshën e vet jo vetëm me ju dhe prindërit në shtëpi.

Nëse do të rrijë gjithë ditën në shtëpi me ju ,fëmija nuk do të dijë  të sillet me të tjerët; të mësojë se lodrat duhet të ndahen me të tjerët; dhe se jo gjithçka është e tyre. Ata duhet të rriten me moshatarët e tyre, të socializohen të mësojnë, të përgatiten për jetën. Nëse nis të qajë  , është se fëmija e kupton që ju nuk e dërgoni me qejf në shkollë, dhe se nuk keni besim te mësuesja apo edukatorja. Duhet të silleni në mënyrë të tillë që të mos duket se ju po e braktisni, fëmija do të jetë më mirë atje në ambientin ku janë moshatarët e tij. Kur e çoni një fëmijë në klaën e parë mos e mbushni me idenë se po e dërgoni në një 'pyll ku jeton ujku i keq'. I flisni dhe i tregoni se sa bukur është që do shkoj të luajë dhe të mësojë me fëmijët e tjerë, se sa lojëra dhe gjëra të reja mund të mësoj. Nëse fëmija është më i rritur në klasat fillore , kini akoma më shumë kujdes. 

Ju prindër dhe gjyshër kini parasysh se nuk duhet ti bërtisni dhe ti thoni 'pusho' mbylle gojën kur ai sillet keq. Apo ti thoni: 'Mezi pres të ikësh në shkollë. Mësuesja do ta rregulloj qejfin. Do të ndëshkoj.'' Nëse do ta nis vitin e ri shkollor me këto fjali ai do të ndihet keq; i refuzuar duke menduar se ju si prindër mezi prisni ta largoni nga shtëpia. Mos bëni në sy të fëmijëve biseda të tilla që dëgjoni në lajme se një mësues u arrestua sepse u filmua se rrihte fëmijët e vegjël. Mos i thoni fëmijës suaj; "Ki kujdes,nëse një fëmijë tjetër të godet, duhet t'ia kthesh, dhe ti thuash menjëherë mësueses". Ai do mendoj që shkolla qenka një vend ku bëhet grusht (boks). Por këshilla ka edhe për mesueset. Nuk duhet ti mbushni fëmijët me një mal me detyra, dhe t'iu thoni që do ta shihni kur të shkoni në 9-vjeçare apo në të mesme. Do keni më shumë kërkesë llogarie. Do merrni nota të këqija. Mësuesit janë të rreptë, do ju ngelin.Nuk është mirë të shpreheni kështu se fëmijët tremben para kohe.

Për t'u rikthyer sërish të prindërit, mos bëni rolin e hetuesit, apo të bëni krahasime me shokët e tjerë të klasës. ''Pse mësuesja të ka ulur në bankën e fundit. Pse nuk të thirri dhe ty në aktivitet. Çfarë i duhet mësueses tënde se çfarë pune bëjnë prindërit e tu. Çfarë të tha sot, të ka dhënë shumë detyra?. Ekspertët këshillojnë si prindërit duhet të respektojnë edhe rolin e mësuesit kundrejt fëmijëve të tyre, të mos përzihen në gjërat që s'iu takojnë por të bashkëpunojnë dhe ta lënë mësuesin të bëj rehat punën e tij.  Mos u nisni nga paragjykimi se shkolla është vendi i padrejtësive, se fëmijët e tjerë mbahen me hatër dhe fëmija yt jo, se mësuesit bëjnë selektime etj.si këto. Prindër të dashur mendoni para se të flisni. Para së gjithash jeni ju që duhet ta doni shkollën e fëmijës suaj !

Përfitimet e aktivitetit fizik tek fëmijët
Aktiviteti informues dhe kulutror që Eduaktiv zhvi...

Artikuj të ngjashëm

Cilat programe janë të përshtatshme për ty?

Zbulo programet dhe profesionet që të përshtaten më shumë.

Planifiko Maturën Tënde në Eduaktiv!

Plotëso notat, zgjidh 10 programet e studimit dhe zbulo probabilitetin për t'u shpallur fitues sa hap e mbyll sytë!

Sa para të nevojiten për studimet e tua?

Tashmë do të të duhet të menaxhosh ekonominë tënde personale

Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 3443 420

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD