Çfarë ndodh në çerdhet dhe kopshtet e Bashkisë së Shkodrës - Gjithmonë ka diçka për të mësuar
Shkodra

Çfarë ndodh në çerdhet dhe kopshtet e Bashkisë së Shkodrës

B2ap3 Large IMG 9919

Kur flitet për qytetet e Shqipërisë, përmendet e kaluara dhe vlerat historike. E kur flitet për Shkodrën, mendja të shkon te Kalaja e Rozafës, te liqeni, te fotot e Marubit apo 'mjerimi' i Migjenit. Që kjo e shkuar të vazhdojë të ndriçojë, duhet të kujdesemi shumë për vazhdimësinë, e sidomos për të tashmen. Ka shumë çështje që meritojnë vëmendjen maksimale, e një prej tyre është arsimi.

Eduaktiv realizoi më 26 shtator, një takim me edukatoret e drejtoreshat e çerdheve dhe kopshteve. E pranishme në këtë takim ishte edhe kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, e cila shprehu mbështetjen për projektin "Liberi" dhe mbledhjen e informacioneve për 22 kopshtet dhe 4 çerdhet e kësaj bashkie. 

Sipas të dhënave të mbledhura nga formularët që plotësuan drejtoreshat e çerdheve dhe kopshteve, disa institucione ofronin kushte të mira e ishin brenda standardeve, ndërsa disa të tjerë, kishin një numër të lartë fëmijësh, që kalonte kapacitetin optimal. 

Kopshti "Fetah Barbullushi", frekuentohej nga 80 fëmijë, ndërkohë që kapacitetin e kishte vetëm për gjysmën e fëmijëve, 40. Sipas drejtoreshës së këtij kopshti, duhet të shtoheshin ambiente të reja të brendshme dhe të jashtme.

Kopshti "Tom Alimhilli" frekuentohej nga 115 fëmijë, nga 100 që ishte kapaciteti optimal. Në këtë kopsht me drekë, numri i fëmijëve shkonte 35 deri në 40 për grup. Gjithashtu, nevojitej bazë didaktikë dhe materiale, e sidomos një kënd lojërash për fëmijët. Po kështu, edhe kopshti "Ismet Sali Bruçaj", frekuentohej nga 140, me rreth 35 fëmijë në grup, ndërsa kapaciteti optimal ishte 100.

Çerdhet dhe kopshtet në bashkinë e Shkodrës, mbikëqyren nga Drejtoria e Shërbimeve Sociale, me në krye Filip Vila. Kjo drejtori funksionon prej 3 vjetësh dhe një vëmendje të madhe i kushton sidomos bashkëpunimit me organizata e fondacione, për të plotësuar kërkesat e ndryshme të komunitetit për arsimim.

"Komuniteti kërkon që të kemi kopshte dhe çerdhe sa më afër vendbanimit të tyre dhe sigurisht kjo është në aspektin sasior, por sigurisht edhe të shërbimit cilësor pranë tyre. Sigurisht është një sfidë jo e vogël, sepse në kuadër të kompetencave të reja të vetëqeverisjes vendore, Bashkia ngarkohet me shumë të tilla, territori është shumë i madh", tregoi Vila. 

Edukativ zhvilloi edhe një intervistë me Ardita Musaraj, drejtoreshë e pesë kopshteve në qytetin e Shkodrës, 4 kopshteve me ushqim dhe 1 pa ushqim. Musaraj kishte një eksperiencë të gjatë, prej 15 vjetësh, në drejtimin e menaxhimin e kopshteve. Kjo ia kishte bërë më të lehtë punën me fëmijët dhe prindërit, por shqetësuese mbeteshin kushtet në këto kopshte.

"Sa u përket kushteve fizike, këtu kemi pak problematika, sepse shumica e kopshteve pa ushqim janë të vendosur në shkolla dhe aty mungojnë ambientet e jashtme, ka vetëm ambiente të brendshme. Ambientet e brendshme janë të pamjaftueshme për të regjistruar një numër të madh fëmijësh, sepse është një klasë 7 me 5, 35 m2. Imagjino se çfarë aktivitetesh mund të bësh ti me 35 m2, me 30-40 fëmijë, sa mund të jetë kapaciteti", u shpreh Musaraj.

Drejtoresha e kopshteve shtoi, se kishin gjetur mirëkuptimin e prindërve për sigurimin e bazës materiale. Në kopshtet pa ushqim, ishin vetë prindërit që e siguronin, ndërsa në kopshtet me ushqim, ata paguanin një tarifë të caktuar.

"Në kopshtet me ushqim, prindërit kanë qenë dakord të paguajnë 10 mijë lekë të vjetra dhe me atë ne kontribuojmë për sa i përket aktiviteteve, ose ndonjë rregullim, çfarë kemi në kopsht, që mundemi ta realizojmë vetë, pa ndihmën e institucioneve", tregoi Musaraj.

Fëmijë të sëmurë, kur nuk duhet t’i dërgoni në çer...
Drejtoreshat tregojnë, se çfarë ndodh në kopshtet ...

Cilat programe janë të përshtatshme për ty?

Zbulo programet dhe profesionet që të përshtaten më shumë.

Planifiko Maturën Tënde në Eduaktiv!

Plotëso notat, zgjidh 10 programet e studimit dhe zbulo probabilitetin për t'u shpallur fitues sa hap e mbyll sytë!

Sa para të nevojiten për studimet e tua?

Tashmë do të të duhet të menaxhosh ekonominë tënde personale

Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 2525430

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD