Përkujdesja ndaj fëmijës. - Gjithmonë ka diçka për të mësuar
Shkodra

Përkujdesja ndaj fëmijës.

B2ap3 Large Parent Child Conflict

Nëse jeni tepër mbrojtës ndaj fëmijëve tuaj, atëherë duhet të tregoni kujdes për pasojat psikologjike që mund t'i shkaktoni përgjatë gjithë jetës.
Ju nuk duhet të tregoni një kujdes të ekzagjeruar ndaj tyre. Fëmijët duhen nxitur që t'i zgjidhin problemet e tyre sa më shpesh në mënyrë të pavarur dhe nuk duhet t'i mbroni gjithmonë nga zhgënjimet e vogla.
Prindërit kanë një sjellje të ndjeshme ndaj fëmijëve, janë të kujdesshëm, tolerantë, mbrojtës, e mbështesin fëmijën e tyre, si dhe e qetësojnë atë në situata të caktuara.
Ata formojnë një marrëdhënie të fortë dhe të besueshme me fëmijët e tyre.
Prindërit me sjelljet e tyre demokratike, u krijojnë kushte të përshtatshme fëmijëve të tyre për të fituar aftësinë e të drejtuarit dhe kontrollit të vetes, i mësojnë ata dhe i bëjnë të aftë të marrin përgjegjësi, i mbështesin në shkollim dhe kujdesen për të gjitha nevojat e tyre gjatë shkollës. Duhet kuptuar se fëmija ka nevojë për mbështetje, përkrahje, për siguri, përkushtim, zhvillim të aftësive psiko-fizike.
Çdo fëmijë ka nevojë të caktuar emocionale, dhe nëse këto nevoja emocionale plotësohen (përmes dashurisë, kuptimit, disiplinës etj.), përcaktojnë se si ndihet fëmija, nëse ai është i kënaqur, i zemëruar, i dëshpëruar ose i gëzuar.
Kjo ndikon në sjelljen e tij, faktin nëse ai është i bindur/ i pabindur, aktiv ose i tërhequr.
Prindërit ndonjëherë nuk kanë kohë mjaftueshëm për të kaluar me fëmijët e tyre, kjo jo sepse ato nuk duan apo e neglizhojnë por sepse puna e tyre është e tillë. Kjo nuk do të thotë se ato janë më pak të përkushtuar, kjo nuk do të thotë se ato nuk i ka marrë malli të përqafojnë të vegjlit e tyre dhe t'i japin atyre një dashuri aq të madhe sa edhe vetë ato mbushen me frymë në ato momente. Cilësia e kohës që kalohet me fëmijët nuk matet me sasinë e kohës por matet me dashurinë që një prind ndan me fëmijën e tij.
Nëna, babai duhet të ndajnë punët dhe të jenë më të vëmendshëm që fëmijët mos ta vënë re mungesën e prindit që ka më pak kohë.
Prindër janë ata të cilët kanë një dialog të përhershëm dhe mundohen të shpenzojnë kohë me fëmijët e tyre e shfrytëzojnë kohën e lirë së bashku, si për shembull: lexojnë libra, luajnë, diskutojnë për gjëra të rëndësishme të cilat ndikojnë pozitivisht në botën e fëmijës dhe kur fëmijët kanë nevojë për ta, u gjenden gjithmonë pranë tyre. 

Aktiviteti përmbyllës në Durrës, Eduaktiv prezanto...
Sjelljet e prindërve që duhen shmangur kur rrisim ...

Cilat programe janë të përshtatshme për ty?

Zbulo programet dhe profesionet që të përshtaten më shumë.

Planifiko Maturën Tënde në Eduaktiv!

Plotëso notat, zgjidh 10 programet e studimit dhe zbulo probabilitetin për t'u shpallur fitues sa hap e mbyll sytë!

Sa para të nevojiten për studimet e tua?

Tashmë do të të duhet të menaxhosh ekonominë tënde personale

Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 3443 420

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD