Përfitimet e aktivitetit fizik tek fëmijët - Gjithmonë ka diçka për të mësuar
Berati

Përfitimet e aktivitetit fizik tek fëmijët

B2ap3 Large Graphicstock Four Kids Riding Bike With Helmet On Illustration BgQmyxHUjg SB P 20190314 084807 1

Përveç përfitimeve fizike, gjithnjë e më shumë studime shkencore po demonstrojnë përfitimet emocionale, psikologjike dhe sociale që mund të rezultojnë nga aktiviteti fizik. Studime të fundit kanë treguar se fëmijët që marrin pjesë në sport kanë treguar rezultate më të mira akademike, vetëvlerësim më të madh, më pak probleme në sjellje dhe një përshtatje më të shëndetshme psikologjike. Stërvitja në një moshë të re gjatë viteve të rritjes mund të:

-Ndikojë në fiziologjinë e trurit dhe përmirësojë vëmendjen, përpunimin, ruajtjen dhe rikthimin e informacionit tek fëmijët.

-Kontribuojë në relaksim afatshkurtër, kreativitet më të madh, një humor më të mirë dhe aftësi më të mira për zgjidhjen e problemeve.

-Ofron më shumë mundësi për t'u angazhuar në marrëdhënie pozitive me të rriturit, duke ndihmuar kështu në ndërtimin e karakterit të tyre.

-Ndihmon për të kontrolluar emocionet, vlerën e punës në grup dhe sakrificën.

E gjithë kjo siguron vetëvlerësim më të madh, i cili gjithashtu mund të parandalojë problem të tilla si mbipesha, pirja e duhanit ose përdorimi i drogave ilegale. Fëmijët kurrë nuk duhet të përjashtohen nga ushtrimi i sportit, edhe nëse duket se kanë mbetur prapa në zhvillimin fizik ose njohës. Besimi i një fëmije në vetvete do të rritet thjesht sepse ai luan dhe ndërvepron me shokët e klasës dhe të rriturit.

Cili dhe sa është lloji i aktivitetit që rekomandohet ?

Femijët e moshës shkollore duhet të kenë një minimum prej 60 min aktivitet fizik.Ata duhet të krijojnë një rutinë  ditore  e cilla do sjellë përmirësime në pikat që kemi renditur më sipër.  Në rastet kur fëmija ka qënë pasiv dhe aktiviteti fizik nuk ka qënë pjesë e rutinës së tyre rekomandohet që 30 min është normale derisa ata gradualisht të rrisin intesitetin e aktivitetit fizik ditë pas ditë.


Cili është ndihma e prindit  në këtë rast ?

Të ndihmosh fëmijën të zhvillojë kulturën e aktivitetit fizik, ti mund të zhvillosh lojëra të ndryshme fizike me fëmijën në oborrin e shtëpisë , në oborrin e pallatit ose në këndin e lojërave.

Të sillni aktivitetin fizik në jetën tuaj të përditëshme, ju jeni shembulli i fëmijës tuaj.

Të inkurajoni fëmijën tuaj për të pasur një jetë aktive fizikisht dhe ti tregoni vazhdimisht benefitet që ajo sjell për shëndetin e tij.

Fëmijët dhe rëndësia e kafshëve shtëpiake në jetë...
Pse fëmijët qajnë kur shkojnë në kopësht apo shkol...

Cilat programe janë të përshtatshme për ty?

Zbulo programet dhe profesionet që të përshtaten më shumë.

Planifiko Maturën Tënde në Eduaktiv!

Plotëso notat, zgjidh 10 programet e studimit dhe zbulo probabilitetin për t'u shpallur fitues sa hap e mbyll sytë!

Sa para të nevojiten për studimet e tua?

Tashmë do të të duhet të menaxhosh ekonominë tënde personale

Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 3443 420

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD