Pakti për Universitetin, sa zgjidhje marrin 8 kërkesat e studentëve - Gjithmonë ka diçka për të mësuar
Vlora

Pakti për Universitetin, sa zgjidhje marrin 8 kërkesat e studentëve

B2ap3 Large Bojkot

 Viti 2018 do të mbahet mend kryesisht për protestën e studentëve. Mijëra të rinj nga e gjithë Shqipëria protestuan për ditë me radhë, para Ministrisë së Arsimit, ndërsa kërkuan përgjysmimin e tarifave, përmirësimin e kushteve në konvikte, më shumë kushte në auditorët e universiteteve,e kërkesa të tjera të përmbledhura në 8 pika. Ndërkohë që qeveria ngriti një grup pune për rishikimin e këtyre kërkesave, studentët janë kthyer brenda auditorëve, jo për frekuentim, por për bojkotim të mësimit.

Ministria e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë, Besa Shahini prezantoi dje "Paktin për Universitetin", në një takim me studentë e pedagogë, teksa theksoi se ky është një draft fillestar dhe shumë i hapur ndaj sugjerimeve nga jashtë. Në këtë pakt jepen 11 VKM dhe 4 urdhrat që ka firmosur kryeministri Rama.

Sa zgjidhje marrin kërkesat e studentëve, në këtë draft? Më poshtë po sjellim në mënyrë të përmbledhur zgjidhjen që ju ka dhënë MAS, çdo kërkese të studentëve.

1. Rritja e Buxhetit të Arsimit në 5% të GDP, me qëllim mundësimin e përgjysmimit të tarifës së studimit për çdo nivel studimi, përmirësimin e mësimdhënies dhe infrastrukturës (universitete dhe konvikte)

-Për përgjysmimin e tarifës, Këshilli i Ministrave ka miratuar Vendimin nr. 778, datë 26.12.2018, në të cilin parashikohet përgjysmimi i tarifës për studentët që ndjekin studimet në institucionet publike të arsimit të lartë, në një program të ciklit të parë të studimeve, në një program të integruar të studimeve ose në një program të studimeve profesionale me kohë të plotë, për vitin akademik 2018-2019 dhe në vijim. Ndërsa për studentët që rezultojnë me notë mesatare nën 6 (gjashtë) në përfundim të vitit të parë akademik, nga viti akademik 2019–2020 e në vijim paguajnë tarifën e plotë të studimit.

-Po ashtu përgjysmohet tarifa edhe për studentët me notë mesatare mbi 9 në hyrje, - studentët nga familje në ndihmë ekonomike, - të verbrit, studentët paraplegjikë e tetraplegjikë, - jetimët, fëmijët e policëve të rënë në krye të detyrës.

-Për ndryshimin e kushteve në konvikte, përveç ndryshimit të kuadrit ligjor brenda muajit mars 2019. Ndërhyrje për rikonstruksione, me financimin nga Buxheti i Shtetit 2019-2021 - brenda një periudhe 3-vjeçare.

2. Transparencë me buxhetin nga ministria e arsimit dhe ial-ve, publikimi të gjitha shpenzimeve online

-Lidhur me këtë pikë, MAS thotë në Paktin për Universitetin, se do të bëjë publike të dhëna e informacione portalin e transparencës dhe të trajtimit të ankesave. Portali do të jetë i aksesueshëm nga të gjithë dhe do të përditësohet në mënyrë periodike.

3. Rritja nga 10% në 50% e peshës totale e votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekanë, rektorë dhe çdo fakultet të ketë një përfaqësues të studentëve në senatin akademik

-Brenda qershorit të 2019,është vendosur të hapen zgjedhjeve për Këshillat Studentor, monitorimin e Komisioneve të Përhershme dhe përfaqësimi në të i studentëve në përputhje me statutin. Afati i realizimit.

4. Rishikimi i titujve akademikë dhe verifikimi i plagjiaturave të doktoraturave dhe teksteve mësimore

-Lidhur me këtë pikë, në Paktin për Universitetin është miratuar vendimi nr. 777, për kontrollin antiplagjiaturë të disertacioneve, ndër të tjera në të parashikon krijimin e arkivit digjital të doktoraturave në RSH pranë MASR. Ministria do të dorëzojë raportet e kontrollit digjital antiplagjaturë pranë IAL-ve respektive. Ky kontroll do të fillojë në muajin qershor 2019.

5. Mbështetur në nenin 99 mbi këshillat studentore, ligji i arsimit të lartë, pika 2, kërkojmë që bordi i administrimit të ial-eve të ketë numër të barabartë votash si nga masr dhe ial-të, si edhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët

-Është miratuar vendimi nr. 782 në të cilin parashikohet shkarkimi i të gjithë anëtarëve të bordeve të emëruar nga MASR. Ndërkohë emërimet e reja do të bëhen më një proces të hapur dhe me vëmendje publike. Njëri prej anëtarëve që emërohet prej MASR, do të propozohet nga studentët, por të jetë figurë publike në përputhje me ligjin. Senatet ligjërisht janë të lirë, që ndër vendet që ata kanë në Borde, të propozojnë një prej studentëve anëtar Senati, apo drejtues të Këshillit Studentor. Kjo do të realizohet deri në muajt prill-maj, 2019.

6. Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e studentit brenda vitit akademik 2018- 2019

Lidhur me këtë pikë është vendosur miratimin e 2 akteve nënligjore brenda shkurtit 2019 dhe lëshimin e Kartës për çdo student të regjistruar në vitin akademik 2019-2020.

7. Ndërtimi i bibliotekave me standarde evropiane dhe me libër universitar online falas për studentët në gjuhën shqipe

-Në Paktin për Universitetin thuhet, se MAS ka kontaktuar Qendrën Ndërinstitucionale të Rrjetit Akademik Shqiptar (RASH), për të vlerësuar mundësinë e implementimit të bibliotekave elektronike. MASR do t'i akordojë një fond buxhetor të veçantë RASH, që ka ngritur grupin teknik për përgatitjen e ToR për infrastrukturën hardware dhe middelware, të nevojshme për ngritjen e bibliotekës digjitale. Është miratuar urdhri nr.183, i cili parashikon përmirësimin e titujve akademikë të IAL-ve.

8. Vlerësimi i performancës në mësimdhënie dhe kërkim shkencor i pedagogut, publikimi i tij online dhe regjistrimi i leksioneve

-Sipas Paktit për Universitetin, parashikohet ngritja e grupeve të punës që do realizojnë procesin e vlerësimit, në mars 2019. Po ashtu brenda qershorit 2019, është vendosur hartimi i metodologjisë dhe instrumenteve të Sondazhit Kombëtar të Studentëve.

Pas publikimit të këtij pakti dhe akuzave të kryeministrit ndaj pedagogëve, se nuk duan të shkojnë në mësim, kanë ardhur reagimet e para. Pedagogët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë kanë paralajmëruar nisjen e protestave. Ata kanë mbledhur Asamblenë e Personelit Akademik të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë dhe kanë dalë në një deklaratë të përbashkët, në të cilën kërkohet kthimi i Ligjit për Arsimin e Lartë, kundërshton disa VKM, kërkojnë ndalimin e fushatës denigruesendaj trupës akademike. Për të gjitha këto kundërshti, ata kanë paralajmëruar se të hënën do të zhvillojnë grevë.

Eduaktiv në qytetin e një mbi një dritareve
Intervistë me psikologen Denata Toçe, për fëmijët ...

Cilat programe janë të përshtatshme për ty?

Zbulo programet dhe profesionet që të përshtaten më shumë.

Planifiko Maturën Tënde në Eduaktiv!

Plotëso notat, zgjidh 10 programet e studimit dhe zbulo probabilitetin për t'u shpallur fitues sa hap e mbyll sytë!

Sa para të nevojiten për studimet e tua?

Tashmë do të të duhet të menaxhosh ekonominë tënde personale

Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 3443 420

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD