OBSH: Shqipëria, vend problematik për përhapjen e fruthit - Gjithmonë ka diçka për të mësuar
Elbasani

OBSH: Shqipëria, vend problematik për përhapjen e fruthit

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhene një paralajmërim të fuqishëm në Evropë, pasi sipas saj,prevalenca e infeksioneve të fruthit është në shkallën më të lartë në një dekadë.

Sipas të dhënave të publikuara kohët e fundit, në botë 82,596 njerëz janë infektuar dhe 72 (fëmijë dhe të rritur) kanë vdekur nga sëmundja e parandalueshme gjatë vitit 2018.

Fruthi është një virus i lartë ngjitës që përhapet përmes ajrit nëpërmjet kollitjes dhe teshtitjes. Simptomat përfshijnë ethe, skuqje në të gjithë trupin, hundë të bllokuar dhe sytë e kuq. Ndërsa shumica e njerëzve që preken nga sëmundja do të arrijnë të shërohen brenda dy javëve, fëmijët, të moshuarit, ata me sistem imun të komprometuar ose të prekur nga sëmundje të tjera mjekësore janë në rrezik të pasojave më serioze.

Sëmundja mund të parandalohet nëpërmjet mjeteve të vaksinimit që u jepen foshnjave. Në shumicën e vendeve, përfshirë Shqipërinë, vaksinimi është falas dhe nëse administrohet në 12 muaj, ofron 95 për qind imunitet ndaj sëmundjes.

Ata që nuk pranojnë të vaksionohen paraqesin rrezik, jo vetëm për veten, por për foshnjat që janë shumë të vegjël për t'u imunizuar ose për ata që nuk mund të vaksinohen për arsye mjekësore.

Normat e vaksinimit kanë rënë në nivel global për shkak të mbizotërimit të njerëzve që besojnë se ekziston një lidhje midis vaksinimit dhe autizmit. Lidhja u përmend për herë të parë në një studim i cili që atëherë është tërhequr dhe konsiderohet gjerësisht si mit nga organizatat mjekësore dhe profesionistët në të gjithë botën. Asnjë studim nuk ka gjetur asnjë lidhje midis vaksinimeve dhe shfaqjes së autizmit tek fëmijët. 

Kush ishte Shën Valentini?
Sa të vështirë e sheh fëmija juaj jetën shkollore?...

Artikuj të ngjashëm

Cilat programe janë të përshtatshme për ty?

Zbulo programet dhe profesionet që të përshtaten më shumë.

Planifiko Maturën Tënde në Eduaktiv!

Plotëso notat, zgjidh 10 programet e studimit dhe zbulo probabilitetin për t'u shpallur fitues sa hap e mbyll sytë!

Sa para të nevojiten për studimet e tua?

Tashmë do të të duhet të menaxhosh ekonominë tënde personale

Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 3443 420

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD