Në kopshtin “Memaliaj” dhe ish- qytetin e qymyrgurit - Gjithmonë ka diçka për të mësuar
Korca

Në kopshtin “Memaliaj” dhe ish- qytetin e qymyrgurit

B2ap3 Large 50843305 400513350521180 2958990754774515712 N

Memaliaj nuk mund të kuptohet i shkëputur nga miniera e qymyrgurit. Kjo pasuri nëntokësore u zbulua fillimisht në Luftën e Parë Botërore. Në vitin 1946 filluan punimet e para për rimëkëmbjen e galerive, kohë në të cilën u krijua edhe qyteti i Memaliajt, i banuar kryesisht nga punëtorët e minierës. Deri në 1990, ky ishte qyteti kryesor që ofronte qymyrgurin, e më pas filloi procesi i degradimit të minierës, deri në mbylljen e saj. Miniera që e krijoi, duhet t'i jepte fund këtij qyteti. Por, përpjekja e pashtershme e njeriut për të mbijetuar, e mban ende në këmbë, pa rëndësinë dhe shkëlqimin e dikurshëm.

Në fakt, ky nuk është një shkrim për historikun e minierave, as të qymyrgurit. Është një shkrim për arsimin dhe edukimin, por në fund të fundit edukim është edhe njohja e historikut dhe vlerave të së kaluarës sonë.

Eduaktiv udhëtoi drejt Memaliajt në nëntor dhe në ambientet e Bashkisë zhvilloi një takim informues me drejtoreshat dhe edukatoret e kopshteve. Zbrazëtia dhe braktisja nuk dukej vetëm në rrugët e këtij qyteti, por edhe në këtë institucion, fasada e të cilit ishte mbytur nga lagështia dhe njollat e zeza.

Përballë Bashkisë, qëndronte krenar dhe i bukur, kopshti i vetëm i këtij qyteti. Pamja e jashtme e tij ishte shumë miqësore për fëmijët, po ashtu edhe brenda, ku nuk mungonin zbukurimet, ngjyrat, përrallat, e sidomos lulet. Ndoshta i vetmi kopsht me aq shumë lule.

Ky kopsht frekuentohej nga 94 fëmijë, për të cilët kujdeseshin 11 edukatore. Bejaze Grilli , drejtoresha e kopshtit Memaliaj, tregoi se numri i fëmijëve kishte ardhur duke rënë nga viti në vit, për shkak migrimit dhe emigrimit të vazhdueshëm të banorëve. Madje shërbimi i çerdhes nuk ofrohej farë në këtë qytet,

Nga ana tjetër, edukatoret mundoheshin të kujdeseshin sadopak për të vetmin kopsht të këtij qyteti. Pavarësisht kësaj, drejtoresha tregoi se puna e tyre nuk mjaftonte, pasi kishte nevojë për investime më të mëdha.

"Si godinë është shumë e vjetër. Bashkia ndërhyn çdo vit, edhe këtë shtator bëri çatinë e kopshtit pasi kishte shumë lagështirë. Tani jemi disi më mirë, por prapë kopshti është një godinë e vjetër dhe ka nevojë për një rikonstruksion të plotë të kopshtit, me dyer, me dritare, duhet shtruar me parket pasi i kemi akoma me pllaka", u shpreh ajo.

Sipas saj, prindërit iu ishin gjetur pranë dhe kishin kontribuar sadopak për mirërritjen e fëmijëve. Të paktën për të marrë bazat e edukimit. 

Sepse me siguri, të nesërmen i pret i njëjti fat, si i shumë banorëve të tjerë: largimi për një jetë më të mirë.

Intervistë me psikologen Denata Toçe, për fëmijët ...
Edukim dhe mikpritje në Tropojë

Cilat programe janë të përshtatshme për ty?

Zbulo programet dhe profesionet që të përshtaten më shumë.

Planifiko Maturën Tënde në Eduaktiv!

Plotëso notat, zgjidh 10 programet e studimit dhe zbulo probabilitetin për t'u shpallur fitues sa hap e mbyll sytë!

Sa para të nevojiten për studimet e tua?

Tashmë do të të duhet të menaxhosh ekonominë tënde personale

Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 2525430

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD