Mundësi internship-i në Eduaktiv - Gjithmonë ka diçka për të mësuar
Tirana

Mundësi internship-i në Eduaktiv

B2ap3 Large Eduaktiv Intro Mundësi internship-i në Eduaktiv

Eduaktiv përfaqëson platformën e parë dhe të vetme online në Shqipëri që ka si qëllim të listojë dhe të ofrojë informacion për institucionet arsimore publike dhe private, nga çerdhet deri tek universitetet.

E vizitueshme dhe e aksesueshme që prej marsit të vitit 2018, Eduaktiv numëron 300,000 vizitorë, ku rreth 35% janë prindër dhe 65% të rinj të grupmoshave të ndryshme. Në eduaktiv.al, krahas informacionit të struktuar mbi shërbimet e ofruara nga institucionet arsimore, çdo përdorues mund të gjejë edhe artikuj këshillues dhe ndihmues për kategori të ndryshme, si dhe video shpjeguese dhe orientuese.

Çdo i ri apo e re që ka dëshirë të fitojë ekperiencën e të punuarit në grup, në një sipërmarrje inovatore, si dhe është i/e pasionuar pas çështjeve që lidhen direkt apo indirekt me edukimin, është më se i/e mirëpritur për të kryer praktika 3 mujore pranë zyrave të Eduaktiv. Në fund të periudhës 3 mujore, praktikanti/ja do të pajiset me certifikatë.

Hapësirat për t'u angazhuar janë në fushat e mëposhtme:

1. Gazetari

2. Informatikë

3. Multimedia

Kohëzgjatja: 20 orë në javë, për 3 muaj.

Kërkesat:

  • Të ndjekë studimet e larta në fushat e mësipërpërmendura;
  • Të jetë në përfundim të studimeve master (praktika në Eduaktiv mund të konsiderohet edhe si praktikë mësimore);
  • Të jetë i/e përpiktë me oraret dhe afatet e përcaktuara për dorëzimin e materialeve;
  • Të jetë i/e komunikueshëm/me.

Të interesuarit/at mund të dërgojnë CV-në e tyre dhe një letër motivimi pse do të donin të ishin pjesë e nismës së Eduaktiv, në adresën e e-mail-it: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Afati i fundit i aplikimeve: 30 janar 2018, ora 17:00. 

Edukim dhe mikpritje në Tropojë
Fëmijë të sëmurë, kur nuk duhet t’i dërgoni në çer...

Artikuj të ngjashëm

Cilat programe janë të përshtatshme për ty?

Zbulo programet dhe profesionet që të përshtaten më shumë.

Planifiko Maturën Tënde në Eduaktiv!

Plotëso notat, zgjidh 10 programet e studimit dhe zbulo probabilitetin për t'u shpallur fitues sa hap e mbyll sytë!

Sa para të nevojiten për studimet e tua?

Tashmë do të të duhet të menaxhosh ekonominë tënde personale

Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 2525430

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD