Mbrojtja e fëmijëve nga interneti, CRCA: 200 fëmijë shqiptarë pre e ngacmimeve seksuale - Gjithmonë ka diçka për të mësuar
Durresi

Mbrojtja e fëmijëve nga interneti, CRCA: 200 fëmijë shqiptarë pre e ngacmimeve seksuale

Rreth 200 fëmijë dhe adoleshentë shqiptarë kanë rënë pre e mashtrimeve dhe ngacmimeve seksuale online nga persona të panjohur. Denoncimet janë bërë në dy vitet e fundit, ndërkohë që të dhënat janë nxjerrë dhe analizuar nga një studim i "CRCA Albania" (Children's Human Rights Centre of Albania),dhe platforma "ISIGURT.al". Sipas raportit në fjalë të quajtur 'Krim pa ndëshkim' forma më e shprehur e përndjekjes është nëpërmjet videove të shpërndara në "Youtube" apo Instagram. Raporti evidenton faktin se përherë e më shumë fëmijët dhe adoleshentët po bien në grackën e pedofilëve dhe 'grabitqarëve' seksualë, duke u përballur kësisoj me një rrezik të madh.

Gjinia e rasteve
Ka thuajse një balancë të drejtë midis raportimeve të djemve dhe vajzave . Gjatë vitin 2018 djemtë raportuan në një përqindje pak më të lartë internet të pasigurt (46%) krahasuar me vajzat që përbëjnë rreth 43 përqind të fëmijëve që janë ankuar dhe kanë kërkuar ndihmë në platformë. ''Për rreth 11 përqind të rasteve nuk ka qenë e mundur të përcaktohet gjinia, për shkak të mos deklarimit nga ana e personit që është ankuar. Vlen të thuhet se rreziqet me të cilat përballen fëmijët dhe të rinjtë në internet i rrezikojnë ata njësoj, ndonëse duhet thënë se nga të dhënat që zotërojmë format e abuzimit më të rënda që janë raportuar kanë lidhje më shumë me vajzat sesa djemtë,'' thuhet në raport. Mosha kryesore dhe më e prekur nga dhuna, abuzimi, bulizmi apo vjedhja e identitetit etj. Në internet është ajo 15-17 vjeç e ndjekur nga grupmosha 11-14 vjeç. Gjithashtu në platformë kanë ardhur edhe ankesa nga persona mbi moshën 18 vjeç, të cilat janë trajtuar, informuar apo referuar sipas rastit.
Qytetet më të riskuara
Sa i përket shtrirjes gjeografike qytetet më të mëdha mbajnë peshën krysore të rasteve të raportuara dhe të trajtuara, me përjashtim të qytetit të Peshkopisë. Sipas CRCA në këtë qytet mund të ekzistojë një rrjet i organizuar të rinjsh që nxisin apo dhunojnë online adoleshentet vajza, për qëllime të denigrimit të tyre dhe mbase për përfitime seksuale, një karakteristikë që nuk e kemi gjetur kaq të shpeshtë në qytete të tjera të Shqipërisë.
Rrjetet sociale
Youtube dhe Instagram përbëjnë dy platformat kryesore të ankesave të fëmijëve dhe adoleshentëve për dhunë, bulizëm, abuzim apo vjedhje të profilit. Ashtu siç shihet edhe nga grafiku, ankesat përkundrejt platformave, rrjeteve apo faqeve të tjera janë disa herë më të ulta, por përsëri disa prej tyre janë të lidhura me pornografi të fëmijëve, nuditet apo gjuhë urrejtje ndaj fëmijëve dhe të rinjve.
Format e dhunës
Format e dhunës dhe abuzimit të fëmijëve dhe të rinjve në internet janë të ndryshme. Gjatë vitit 2018 ndër kategoritë kryesore të shkeljeve që raportohen janë: gjuha e urrejtjes / mesazhet e urrejtjes përbëjnë ankesën kryesore të fëmijëve dhe adoleshentëve me rreth 62 përqind të rasteve. Në vend të dytë rezulton hapja e profileve fallco nga kur dikush tjetër pretendon të jetë fëmija që ankohet (15%) e ndjekur nga nuditeti (13%) ose ekspozimi fëmijëve ndaj imazheve erotike apo seksuale. Vetëm në një rast pranë Platformës është raportuar një rast i pornografisë së fëmijëve, që më pas është referuar pranë Policisë së Shtetit. Të dhënat tregojnë se në 72 përqind të rasteve faqet, profilet apo videot e raportuara janë mbyllur, ndërsa rreth 22 përqind e tyre janë ende të hapura apo të gjendshme online. Po ashtu një përqindje e vogël përbëjnë edhe këshillat që iu janë dhënë fëmijëve dhe të rinjve sesi të veprojnë për të mbyllur profilet e tyre fallco psh apo edhe raste të tjera të ngjashme.
Mangësitë ligjore
Jo vetëm në Shqipëri por të dhënat në shume vende Europiane tregojnë se çdo ditë e më shumë, grabitqarët seksuale të femijëve po i kërkojnë viktimat e tyre në internet. Për këtë shkak shume vende kanë tashmë vite që i janë dedikuar mbrojtjes online të femijëve, duke krijuar mekanizma ligjore por edhe shoqërore të mbrojtjes së femijëve, duke nxitur denoncimin e faqeve të jashtëligjshme nga njëra ana, ndërsa nga ana tjetër, informimin e vazhdueshëm të prindërve, mësuesve dhe vetë femijëve për rreziqet e navigimit në internet.
Ndonëse legjislacioni në Shqipëri është përmirësuar me rritme të shpejta, legjislacioni në drejtim të mbrojtjes së femijëve dhe sidomos ai në lidhje me sigurinë kibernetike ka lëvizur ngadalë. Në tërësi mund të thuhet se mbrojtja kryesore që i ofrohet sot femijëve vjen nëpërmjet normave të Kodit Penal, ndonëse edhe ato janë të pjesshme dhe nuk ofrojnë një mbrojtjen të qartë dhe të plotë të femijëve në internet. Falë insistimit të CRCA Shqipëri, në Ligjin për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve të vitit 2017, u shtua një nen i posaçëm (Neni 27) për mbrojtjen e fëmijëve nga aksesin ë materiale me përmbatje të dëmshme apo të paligjshme në internet.
Rekomandimet kryesore
Raporti 'Krim pa Ndëshkim' ka nxjerrë edhe disa rekomandime, ku konkretisht i kërkohet Ministrisë së Arsimit edhe në zbatim të detyrave dhe përgjegjësive të saj, të marrë përsipër Planin Kombëtar për Internet të Sigurt për Fëmijët në Shqipëri. Gjithashtu duhet të mbështesë rrjetet tashmë të organizuara të mësuesve dhe të shoqërisë civile për të forcuar informimin dhe ndërgjegjësimin e fëmijëve dhe të të rinjve për risqet por edhe sjelljet e përgjegjshme gjatë navigimit dhe jetës online. Njëkohësisht edhe Kuvendi i Shqipërisë, pavarësisht situatave politike me të cilat është përballuar, duhet të gjejë mundësinë që të fusë në procedurën e shqyrtimit dhe miratimit ndryshimet dhe shtesat në Kodin Penal të Shqipërisë të propozuara nga CRCA Shqipëri dhe Rrjeti Kombëtar për të Drejtat e Fëmijëve.

Dita Botërore e Autizmit, World Vision: Shërbime t...
Si mund të ndikojë media në imazhin që fëmija krij...

Artikuj të ngjashëm

Cilat programe janë të përshtatshme për ty?

Zbulo programet dhe profesionet që të përshtaten më shumë.

Planifiko Maturën Tënde në Eduaktiv!

Plotëso notat, zgjidh 10 programet e studimit dhe zbulo probabilitetin për t'u shpallur fitues sa hap e mbyll sytë!

Sa para të nevojiten për studimet e tua?

Tashmë do të të duhet të menaxhosh ekonominë tënde personale

Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 3443 420

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD