Mbipopullimi në çerdhe dhe kopshte, problemet dhe zgjidhjet përballë këtij fenomeni. - Gjithmonë ka diçka për të mësuar
Elbasani

Mbipopullimi në çerdhe dhe kopshte, problemet dhe zgjidhjet përballë këtij fenomeni.

 Numri i lartë i fëmijëve në çerdhet dhe kopshtet shtetërore është kthyer në një problem shqetësues në vendin tonë, sidomos në qytete të mëdha si Tirana, Vlora, Durrësi apo Fieri. Prindërit e kanë shprehur këtë shqetësim kudo ku iu është dhënë mundësia, duke nisur që nga rrjetet sociale e deri në mbledhjet që organizojnë si komunitet prindërish, apo edhe në sondazhe dhe aktivitete të ndryshme ku kanë marrë pjesë. Por ky fenomen duket se nuk mund të reduktohet pa ndërtuar godina të reja dhe shtuar paralelisht numrin e edukatorëve apo stafit tjetër akademik.

Situatat kanë treguar se prezenca e një numri të lartë të fëmijëve në institucionet parashkollore krijon problem në organizimin dhe menaxhimin e punës së përditshme rëë edukatorëve ndaj kujdesit të të vegjëlve. Numri optimal i fëmijëve në një klasë apo grup (çerdhe apo kopësht) do të ishte 20 deri në 25, por aktualisht në kopshtet e Tiranës, por jo vetëm, numërohen mbi 40 fëmijë në një grup. Pyetja që lind, është: Çfarë mund të bëj një edukatore e vetme përballë kaq shumë fëmijëve të bërë bashkë? Kur mendojmë që në një familje është e vështirë të kujdesesh për 2 apo 3 fëmijë, të imagjinojmë 40?

Ritheksojmë faktin se e gjitha kjo situatë kërkon shtimin e numrit të edukatorëve, si dhe hapësira apo klasa të reja, ku fëmijët të qëndrojnë më pak se 40 në një grup, dhe të kenë më shumë mundësi të përfitojnë nga programet e edukimit dhe argëtimit në këto institucione. Për më tepër është vënë re se fëmijët kur janë shumë në në një grup sëmuren më shpesh dhe janë më pak imunë ndaj virozave të ndryshme të stinës, pasi sëmundja transmetohet nga njëri fëmijë te tjetri.

Shumë prindër për 'ti shpëtuar' problemeve që sjelll mbpopullimi në kopshte kanë menduar si zgjidhje regjistrimin e fëmijëve në kopshtet private, edhe pse kjo kërkon një kosto të lartë ekonomike për buxhetet e tyre familjare. Sigurisht që për fëmijët nuk kursehet asnjë prind, por jo të gjithë kanë mundësi të përballojnë tarifat në kopshtet private pavarësisht se kushtet janë më të mira dhe numri i fëmijëve është më i vogël. Tarifat mujore në një kopësht privat në Tiranë variojnë nga 15000 mijë lekë të reja deri në 25 mijë lekë mesatarisht.

Për ti dhënë zgjidhje problemit të mbipopullimit, konkretisht sipas të dhënave zyrtare Bashkia Tiranë ka një plan për shtimin e ambienteve të reja të çerdheve dhe kopshteve, si dhe për rikonstruksionin e godinave të amortizuara.

Rreth dy vite më parë Bashkia Tiranë ndërmori edhe nismën "Adopto një kopësht", ku biznese apo donatorë të ndryshëm morën përsipër të restauronin institucionet e vjetëruara. Nga kjo nismë u transformuan totalisht afro 27 kopshte dhe tashmë fëmijët mësojnë në infrastrukturë moderne që u mundësua nga 'adoptuesit'.

Por sigurisht që nevoja ka akoma pasi me gjithë investimet e bëra, vazhdon të ketë çerdhe dhe kopshte ku vihet re mungesa në infrastrukturë, mobilje të amortizuara, mangësi mjetesh didaktike, ngrohje të papërshtatshme apo paketë higjienike që le për të dëshiruar.

Shërbimi psiko-social në shkolla dhe nevoja për ta...
Fëmijët që rriten në një mjedis ku flitet më shumë...

Cilat programe janë të përshtatshme për ty?

Zbulo programet dhe profesionet që të përshtaten më shumë.

Planifiko Maturën Tënde në Eduaktiv!

Plotëso notat, zgjidh 10 programet e studimit dhe zbulo probabilitetin për t'u shpallur fitues sa hap e mbyll sytë!

Sa para të nevojiten për studimet e tua?

Tashmë do të të duhet të menaxhosh ekonominë tënde personale

Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 3443 420

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD