Leximi i përrallave para gjumit, sa rëndësi ka për edukimin e fëmijëve. - Gjithmonë ka diçka për të mësuar
Tirana

Leximi i përrallave para gjumit, sa rëndësi ka për edukimin e fëmijëve.

B2ap3 Large 55736602 627752231004468 614184725669478400 N

Nuk ka moshë për të krijuar kontakt me librin, madje edhe fëmijët e vegjël që në moshën e çerdhes tërhiqen nga librat me përralla, që ilustrohen me foto dhe ngjyra shumë të bukura. Ndaj për prindin nuk është asnjëherë e gabuar t'iu dhurojnë dhe t'u lexojnë fëmijëve libra. Thuhet se një fëmijë që lexon do të bëhet një i rritur që mendon, që ka vizion dhe ide për jetën. 

Tema e kontaktit të fëmijëve me librin ka shumë diskutime, por në fund të gjithë bien dakord se leximi i librave i bën fëmijët më të zgjuar dhe më të përgatitur kur të shkojnë në shkollë. Nëse lexoni përralla me fëmijën tuaj përveç të tjerave kjo krijon një lidhje dhe ritual të veçantë me ta, dhe shpesh prindërit i zë gjumi bashkë me vogëlushët. Nëse mësohen me këtë ritual çdo natë ata mezi do ta presin këtë moment dhe në mendjen e tyre ata fantazojnë lloj-lloj gjërash ndërsa dëgjojnë fjalët e të rriturve kur lexojnë përalla. 

Ekspertët dhe psikologët në studimet e tyre e konsiderojnë ritualin e leximit një moment shumë të rëndësishëm për fëmijën pasi krijon një lidhje të fortë me prindin që do ti rezistojë kohës. Fëmijët e adhurojnë idenë që do të kalojnë momente të bukura me prindërit e tyre dhe do të marrin shumë dashuri. Por leximi i ndihmon fëmijët që të zhvillojnë edhe aftësitë e të folurit, dhe të mësojë të lexojnë para se të shkojnë në shkollë. Ata që të vegjël mundohet të mësojnë dhe të imitojnë gjestet e prindërve, kështu do të bëjnë edhe me librin. Do ta duan atë gjithë jetën sepse kështu janë mësuar që të vegjël. Ekspertët e fushës thonë se fëmijët kanë nevojë të dëgjojnë 3 mijë deri në 5 mijë fjalë para se të nisin shkollën. 

Kështu që duke iu lexuar libra fëmijëve i jep mundësinë atyre që të njihen dhe të dëgjojnë fjalë të shumta që nuk i hasin në jetën e tyre të përditshme. Madje leximi në mbrëmje konsiderohet edhe si një terapi shumë e mirë për ti vënë ata në gjumë, dhe për të thurur ëndrra të bukura nisur nga përrallat që dëgjojnë nga prindërit.

A po rrisim fëmijë tekanjozë? Sfidat e prindërve ...
Shërbimi psiko-social në shkolla dhe nevoja për ta...

Artikuj të ngjashëm

Cilat programe janë të përshtatshme për ty?

Zbulo programet dhe profesionet që të përshtaten më shumë.

Planifiko Maturën Tënde në Eduaktiv!

Plotëso notat, zgjidh 10 programet e studimit dhe zbulo probabilitetin për t'u shpallur fitues sa hap e mbyll sytë!

Sa para të nevojiten për studimet e tua?

Tashmë do të të duhet të menaxhosh ekonominë tënde personale

Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 3443 420

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD