Kush ishte Shën Valentini? - Gjithmonë ka diçka për të mësuar
Elbasani

Kush ishte Shën Valentini?

 Besimi popullor rreth Shën Valentinit është se ai ishte një prift nga Roma në shekullin e tretë pas Krishtit. Perandori Klaudi II kishte ndaluar martesën sepse mendonte se burrat e martuar nuk ishin ushtarë të zotë. Shën Valentini mendoi se kjo ishte një padrejtësi, kështu që theu rregullat duke martuar të tjerë në fshehtësi.Pasi u zbulua, u burgos dhe u dënua me vdekje.Ai ra në dashuri me vajzën e Perandorit dhe para ekzekutimit të tij më 14 shkurt i dërgoi asaj një letër dashurie të firmosur më mbishkrimin "nga Valentini yt".

Në kryeveprat më të mëdha letrare tragjedia dhe dashuria kanë ecur përkrah njëra-tjetrës. Mendoni se letra më e bukur e dashurisë është ajo e Tatjanës drejtuar Onjeginit? Ndër vite, kujtohen për të tjera arritje dhe suksese, por nga sirtarët e jetës së Beethoven, Napoleon, Moxart e të tjerë dalin dhe letrat e dashurisë që u kanë shkruar të dashurave të tyre.


Bethoven
- "…Zemra ime është e mbushur plot me gjëra që dua të t'i them ty. Ka momente kur ndjej se fjalët s'janë asgjë. Gëzohu, bëhu e vërteta ime, thesari im, gjithçkaja ime, ashtu sikurse unë jam i yti. Perënditë duhet të na japin pjesën tjetër, e cila do të jetë më e mira për ne."

Napoleoni drejtuar bashkëshortes së tij, Zhozefinës - Kam ecur me mendjen mbushur me mendimet për ty. E ëmbla ime, e pakrahasueshme ç'efekt të çuditshëm ke mbi zemrën time.

Viktor Hugo për Adele Foucher- "…Ky bashkim është dashuri, dashuri e vërtetë…, një besim i cili hyjnizon të dashuruarin, një bashkim jeta e të cilit rrjedh nga përkushtimi dhe pasioni dhe për të cilin edhe sakrificat më të mëdha janë kënaqësi të ëmbla. Kjo është dashuria që ti më bën të ndiej."

Ernest Hemingway për Marlene Dietrich: "…Nuk mund të ta them dot, sesa herë hidhja krahët e mi rreth teje ndihesha sikur isha në shtëpi"!

Jean Paul Sartre për Simone de Beauvoir- "…Përpiqu të më kuptosh, të dua dhe teksa i kushton vëmendje gjërave të vogla. Në Tuluz thjesht të doja. Të dua dhe sonte në këtë mbrëmje pranvere" !

Takim i Eduaktiv në qytetin e Laçit .
OBSH: Shqipëria, vend problematik për përhapjen e ...

Cilat programe janë të përshtatshme për ty?

Zbulo programet dhe profesionet që të përshtaten më shumë.

Planifiko Maturën Tënde në Eduaktiv!

Plotëso notat, zgjidh 10 programet e studimit dhe zbulo probabilitetin për t'u shpallur fitues sa hap e mbyll sytë!

Sa para të nevojiten për studimet e tua?

Tashmë do të të duhet të menaxhosh ekonominë tënde personale

Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 3443 420

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD