Këshilla që duhet t'ia mësoni fëmijës tuaj para se të bëhet 10 vjeç ! - Gjithmonë ka diçka për të mësuar
Elbasani

Këshilla që duhet t'ia mësoni fëmijës tuaj para se të bëhet 10 vjeç !

B2ap3 Large 48e07 Kids Stars Cartoon

Të jesh prind, do të thotë të marrësh mbi supe një përgjegjësi të madhe për të ardhmen e fëmijës tënd. Padyshim që të gjithë duan që fëmijët e tyre të jenë të sjellshëm, të sinqertë e guximtarë. Megjithatë, këto cilësi nuk shfaqen nga asgjëja. Një prindërim i mirë, dhe shembujt personalë janë çelësi i suksesit. Eduaktiv ka përzgjedhur disa këshilla që duhet t'ia thoni fëmijës tuaj për t'i arritur cilësitë e lartpërmendura.

Ti duhet t'i respektosh si vajzat ashtu edhe djemtë. Të dyja palët janë të barabarta.
Respekti për të tjerët është një cilësi e vyer që fëmija juaj duhet ta fitojë sa më herët, përshfirë edhe respektin për moshatarët e vet, pavarësisht gjinisë.
Të mos frikësohet nga bërja e gabimeve.
Të mësuarit nga gabimet e të tjerëve është një talent i rrallë. Është po ashtu e rëndësishme të mësosh nga gabimet e tua. Ti nuk duhet të frikësohesh se po dështon apo se po bën diçka gabim.
Dija është më e rëndësishme sesa notat.
Nganjëherë prindërit tregohen të vrazhdë kur notat e fëmijëve në shkollë nuk i arrijnë pritshmëritë e tyre. Megjithatë, një notë e mirë jo gjithmonë nënkupton nxënie të mirë. Ju duhet t'u mësoni fëmijëve se nxënia dhe dituria është më e rëndësishme sesa notat.
Prindërit tuaj nuk janë armiqtë tuaj. Ju mund të kërkoni ndihmë prej tyre.
Krijimi i një raporti shoqëror me fëmijën nuk është diçka krejt e thjeshtë, veçanërisht nëse ai apo ajo ka edhe shumë shokë e shoqe të tjera. Nuk keni pse të nguteni. Dëshmoni se mund të kenë besim tek ju, shmangni të bërtiturat dhe leksionet e gjata.
Gjithmonë ji në gjendje t'i dalësh zot vetes.
Shpjegojani fëmijës tuaj se respekti është i rëndësishëm, por aftësia për t'i dalë për zot vetes dhe pikëpamjeve të tua është e nevojshme.
Mos bëj diçka që nuk të pëlqen thjesht për të fituar simpatinë e të tjerëve.
Jepni shembullin tuaj personal për t'i treguar fëmijës se të qenit i ndershëm dhe i respektueshëm është më e rëndësishme sesa të fitojë miratimin e dikujt duke anashkaluar bindjet e tij personale.
Nëse nuk kupton, bëj pyetje.
Të bësh pyetje është absolutisht normale. Është më mirë të bësh pyetja sesa të hiqesh sikur  ke kuptuar çdo gjë. Fëmijëria është koha më e saktë për ta kuptuar këtë.
Respekto natyrën.
Sa herë ankohemi për rrugët e pista dhe pemët e thyera? Respekti për natyrën duhet të fillojë në shtëpi. Filloni me veten tuaj, dhe pastaj kultivojani fëmijës këtë cilësi. Në këtë rast, rezultatet do të jenë të dukshme menjëherë.
Mëso të thuash "Jo" .
Mësojeni fëmijën tuaj t'u thotë "Jo" më të rriturve, mësuesve, madje edhe vetes së vet në rastet kur duhet. Ju duhet të rrisni një personalitet të fortë, e jo një person që duhet t'i bindet çdo urdhri. Aftësia për të thënë "jo" ka për t'i dalë shumë e dobishme në jetën e tij si i rritur.

Vlerësime nga prindërit për kopshtet dhe çerdhet
Takim i Eduaktiv në qytetin e Laçit .

Artikuj të ngjashëm

Cilat programe janë të përshtatshme për ty?

Zbulo programet dhe profesionet që të përshtaten më shumë.

Planifiko Maturën Tënde në Eduaktiv!

Plotëso notat, zgjidh 10 programet e studimit dhe zbulo probabilitetin për t'u shpallur fitues sa hap e mbyll sytë!

Sa para të nevojiten për studimet e tua?

Tashmë do të të duhet të menaxhosh ekonominë tënde personale

Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 3443 420

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD