Këshilla për udhëtimin e parë të fëmijës tuaj në botën e filmave. - Gjithmonë ka diçka për të mësuar
Korca

Këshilla për udhëtimin e parë të fëmijës tuaj në botën e filmave.

B2ap3 Large Shutterstock 103027622 1

 Para se të ishe prind, zgjedhja e një filmi ishte dicka që nuk të duhej ta mendoje mirë. Të pëlqenin aktorët ose posterat e filmit dhe kaq mjaftonte për ta parë. E thjeshtë. Por nëse ke fëmijë ju duhet të shtoni një mendim  më shumë në këtë vizitë në multipleks, sidomos herën e parë që shkoni ! Këtu janë disa këshilla për të bërë të sukseseshme vajtjen e parë në kinema(teatër) .

Gjyko nëse fëmija është me të vërtetë gati për të njohur botën e kinemasë.

Cila është mosha e duhur për ta çuar fëmijën të shohë filmin e parë ? Kjo varet nga fëmija juaj. Shumica e fëmijëve shohin filmin e tyre të parë rreth moshës 3-4 vjec, por disa prindër presin për një moshë më të madhe, veçanërisht nëse fëmijët e tyre janë të ndjeshëm ndaj zhurmave ose kanë frikë nga errësira.

Zgjidh filmin e duhur.

Normalisht , ju doni diçka fëminore, miqësore, zakonisht animacione. Por gjithashtu shikoni për filma që janë me ritëm më të ngadaltë ose më të shkurtër sesa shiritat mesatarë. Këto lloj filmash nuk luhen zakonisht në kinematë e qendrave tregtare, por interesohu për shfaqje speciale në qendrat e artit, kisha ose shkolla ku shfaqen filma klasikë për fëmijë në ekrane të mëdha.

Planifikoje si duhet.

Shumica e fëmijëve janë në orët e tyre më të mira në fillim të ditës, pra kinemaja mund të jetë një opsion për të kaluar kohë të bukur, dhe zakonisht është e mbushur plot me fëmijë që nuk u intereson nëse fëmija juaj mund të mësojë nga sjelljet e tyre ( në këtë rast fëmijë më të rritur , të cilëve duhet tu mësohet etika e kinemasë ; mos të flasin, mos përdorin telefona gjatë filmit, mos të ngrihen nga vendi i tyre pa arsye.) Sigurohu që fëmija të jetë i ushqyer si duhet, dhe vendose përpara nëse do i blesh kokoshka ose karamele, kështu nuk do të duhet të negociosh gjatë filmit.( Nëse blini kokoshka , sigurohni që keni ujë me vete-kokoshkat janë të kripura !)

Bashkohu me rrjedhën.

Ti nuk do jesh prindi i parë që largohet nga kinemaja me të bërtitura, të qara apo me fëmijë të mërzitur. Është e vërtetë që do ndihesh sikur i harxhove lekët për biletat kot, por ti nuk mund ta detyrosh fëmijën të ulet para diçkaje që ai akoma nuk është gati. Nga ana tjetër, nganjëherë një pushim i shkurtër në holl do të jetë i mjaftueshëm për ta përgatitur fëmijën tuaj për një tjetër provë. 

EDUAKTIV në Durrës, ekspozitë me ‘artistët e vegjë...
Të rinjtë dhe sipërmarrja.

Artikuj të ngjashëm

Cilat programe janë të përshtatshme për ty?

Zbulo programet dhe profesionet që të përshtaten më shumë.

Planifiko Maturën Tënde në Eduaktiv!

Plotëso notat, zgjidh 10 programet e studimit dhe zbulo probabilitetin për t'u shpallur fitues sa hap e mbyll sytë!

Sa para të nevojiten për studimet e tua?

Tashmë do të të duhet të menaxhosh ekonominë tënde personale

Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 3443 420

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD