Inteligjenca numerike tek fëmijët 0-6 vjeç. - Gjithmonë ka diçka për të mësuar
Shkodra

Inteligjenca numerike tek fëmijët 0-6 vjeç.

Inteligjenca numerike tek fëmijët 0-6 vjeç , studimet tregojnë se "prirjet" aritmetike nisin që kur janë foshnje.

A e dini se fëmijët dinë të numërojnë që kur janë 6 muajsh apo edhe më herët? Ndoshta do ju duket e çuditshme se si mund të ndodh kjo, por disa studime të bëra rreth kësaj teme i kanë vërtetur prirjet aritmetike tek fëmijët që në muajin e parë të jetës së tyre. Sigurisht që ata nuk flasin në këtë moshë, por kanë mënyrën e tyre të të reaguarit, dhe janë pikërisht reagimet e tyre që i kanë nxitur studiuesit ti zbërthejnë në atë që quhet 'inteligjencë numerike'.
Ky artikull bazohet në një studim ( përvojë laboratorike) realizuar nga shoqata 'Studio Pianeta' në Romë. Studimi i quajtur "Matematika që foshnje", ka për qëllim forcimin e inteligjencës numerike tek fëmijët nga 0 në 6 vjeç. Rezultatet bazohen në supozime shkencore, dhe tregojnë që edhe fëmijët shumë të vegjël, (që kur janë 6 muajsh apo 1 vjeç) mund të arsyetojnë në aspektin e sasisë, duke bërë krahasime midis numrave të vegjël dhe duke kryer veprime të thjeshta, mbledhje apo zbritje me mënyrën e tyre të të bërit matematikë. Artikulli i ofron lexuesit (prindërve dhe edukatorëve) të interesuar disa ide se si të punojë me fëmijët që të vegjël për të forcuar përllogaritjet, pra inteligjencën e numrave.
''Pra hulumtimi që promovon praktikat e mira edukative në periudhën e çerdhes na ka çuar në reflektimin se edhe fëmijët shumë të vegjël janë në gjendje të kuptojnë konceptin e sasisë, megjithëse nuk janë ende në gjendje të përdorin gjuhën dhe arsyetimin e të rriturve që numërojnë me shifra 1,2,3,4... Aktivitetet apo lojërat e përzgjedhura në studim synojnë të rrisin aftësitë bazë te fëmijët që janë të nevojshme për mësimin e matematikës,'' thotë studimi.
Studimet
Në vitet e fundit, literatura shkencore mbi njohjen numerike ka përfshirë disa autorë dhe profesionistë, nga që fusha e psikologjisë zhvillimore, neuropsikologjisë, psikologjisë njohëse dhe psikologjisë të të mësuarit.
Konkretisht studiuesit Starkey dhe Cooper ishin të parët që vunë re se si fëmijët që në moshën 4-6 muaj reagojnë ndaj stimujve dhe numrave të paraqitur. Studimi, i kryer përmes teknikës së 'të përshtaturit-të papërshtaturit', bazohet në faktin se fëmijët preferojnë të shikojnë më gjatë objekte apo stimuj të rinj, sesa të përqëndrohen tek ato gjëra që i kanë parë më herët. Prezantimi i të njëjtit stimul (objekt) i bën fëmijët të humbasin interesin, por nga ana tjetër një stimul i ri i bën ata të rifitojnë interesin.
Në metodën që përzgjodhën Starkey dhe Bakri iu treguan fëmijëve dy letra ku ishin vizatuar disa topa apo pika të zeza në sasi të ndryshme. Duke ua treguar disa herë të njëtën gjë fëmijët u mësuan me të njëjtin numër pikash, dhe humbën interesin brenda një kohe të shkurtër, ndërkohë që ata treguan sërish interes ndaj kësaj 'loje' kur ju treguan situata të tjera me më shumë se tre pika. Pra duke vëzhguar më shumë pika të zeza në letër ata treguan se ishin në gjendje të njohin numrat e ndryshëm apo sasinë e pikave të vizatuar.
Rezultatet e ngjashme janë gjetur edhe nga studiuesit Antell dhe Keating me të sapolindurit , që në muajin e parë të jetës. Në këtë studim fëmijët u paraqitën me dy letra me të njëjtin numër pikash të zeza dhe më pas u paraqitën me një letër të tretë me numra të ndryshëm. Gjithashtu edhe në këtë rast u vu re se fëmijët treguan një kohë më të gjatë të fiksimit të letrave kur kishte më shumë pika. Kjo tregon se foshnjat që në muajin e parë e perceptojnë numrin e objekteve në një mënyrë të menjëhershme, edhe pse pa llogaritur siç bëjmë ne të rriturit 1,2,3...etj.
Ky proces i perceptimit vizual quhet "subitizing" (reagim i menjëherëshëm) dhe numri maksimal i perceptuar te foshjat, është deri në katër. Pra përmes këtyre studimeve kuptojmë që nëse fillojmë të punojë me fëmijët përmes lojërave të tilla me një numër të caktuar objekesh ata do të jenë më të prirur ndaj matematikës dhe do të jenë më të përgatur kur të arrijnë moshën e kopshtit apo shkollës.

Sfida e të ndërtuarit një qytet më miqësor për fëm...
Fëmijët dhe rëndësia e kafshëve shtëpiake në jetë...

Artikuj të ngjashëm

Cilat programe janë të përshtatshme për ty?

Zbulo programet dhe profesionet që të përshtaten më shumë.

Planifiko Maturën Tënde në Eduaktiv!

Plotëso notat, zgjidh 10 programet e studimit dhe zbulo probabilitetin për t'u shpallur fitues sa hap e mbyll sytë!

Sa para të nevojiten për studimet e tua?

Tashmë do të të duhet të menaxhosh ekonominë tënde personale

Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 3443 420

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD