Gjërat që prindërit duhet të bëjnë për të rritur fëmijë të mirë - Gjithmonë ka diçka për të mësuar
Shkodra

Gjërat që prindërit duhet të bëjnë për të rritur fëmijë të mirë

B2ap3 Large Fathers Love Scripture Piece

Puna e prindit është më e bukura në botë, por të bëhemi të sinqertë, është punë tejet sfiduese dhe e lodhshme. Psikologët e Harvardit thonë se për ta rritur një fëmijë që të bëhet i sjellshëm e i kujdesshëm është një detyrë mjaft e vështirë, por është diçka që ne të gjithë jemi të aftë ta bëjmë.

Nëse jeni prind ose planifikoni të bëheni, psikologët rekomandojnë këshillat e mëposhtme për të rritur fëmijë të mirë.

-Gjithmonë tregojuni fëmijëve rëndësinë që kanë për ju.

Fëmijët tanë janë krijesa të pafajshme dhe delikate, të cilët kanë nevojë për dashurinë tonë. Prandaj, është shumë e rëndësishme që të mos frikësoheni apo turpëroheni që t'ua shprehni dashurinë fëmijëve gjithë kohën sepse është e rëndësishme për zhvillimin e tyre.

-Shpenzoni kohë me fëmijët.

Shpenzimi i kohës me fëmijët është mënyra e vetme për të ndërtuar një lidhje të fortë. Pavarësisht sa të fortë jeni, gjithmonë gjeni kohë për të folur me ta, për t'ua dëgjuar problemet dhe për t'i motivuar drejt qëllimeve të tyre.

-Ndihmoni fëmijët të ballafaqohen me emocionet negative.

Fëmijët shumë lehtë shqetësohen nga emocionet negative, siç është zemërimi, urrejtja, xhelozia, prandaj është përgjegjësi e juaja t'ua shpjegoni këto ndjenja atyre. Në këtë mënyrë, ata mësojnë se si t'i zgjidhin konfliktet e brendshme, si të qetësohen dhe të arrijnë qëndrueshmërinë emocionale.


-Mësojini fëmijët si të ballafaqohen me problemet.

Duhet t'i mësoni fëmijët se nuk duhet t'u ikin problemeve në jetë. Faktikisht, duhet t'i stimuloni të kërkojnë zgjidhje dhe të ballafaqohen me problemet.

Sjelljet e prindërve që duhen shmangur kur rrisim ...
Të gjithë jemi të ndryshëm, ti edukojmë fëmijët të...

Cilat programe janë të përshtatshme për ty?

Zbulo programet dhe profesionet që të përshtaten më shumë.

Planifiko Maturën Tënde në Eduaktiv!

Plotëso notat, zgjidh 10 programet e studimit dhe zbulo probabilitetin për t'u shpallur fitues sa hap e mbyll sytë!

Sa para të nevojiten për studimet e tua?

Tashmë do të të duhet të menaxhosh ekonominë tënde personale

Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 3443 420

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD