Fëmijët dhe rëndësia e kafshëve shtëpiake në jetën e tyre. - Gjithmonë ka diçka për të mësuar
Elbasani

Fëmijët dhe rëndësia e kafshëve shtëpiake në jetën e tyre.

B2ap3 Large Funny Pictures Of Kids And Animals 00 20190315 083311 1

 Të gjithë fëmijët i duan macet apo qentë dhe dëshirojnë ta kenë një të tillë në shtëpitë e tyre. Por në shumicën e rasteve hasin në kundërshtimin e prindërve, të cilët e shohin me frikë prezencën e një kafshe në shtëpi dhe për më tepër pranë fëmijëve të tyre.


Por në dorën tjetër ka shumë familjarë të cilët e dine rëndësinë e mbajtjes së një kafshe në familjet e tyre, veçanërisht nëse ata vetë si fëmijë kanë pasur marrdhënie të ngushta të sukseshme me kafshët.Këta prindër tradicionalisht kanë inkurajuar fëmijët që të respektojnë dhe të kujdesen për kafshët me besimin se kjo do t'iu mundësonte fëmijëve të bëhen më të kujdeshëm, të dhimbshëm dhe përgjegjshëm në jetë.

Ka një rritje të kërkimeve që provojnë se shoqërimi me kafshë ka përfitime të konsiderueshme edukimi tek fëmijët. Studimet tregojnë se fëmijët të cilët bashkëveprojnë me kafshët kanë nivele më të larta të vetë-vlerësimi, kanë më tepër besim, janë më të ndjeshëm dhe kanë aftësi sociale më të mira.

Kur fëmijëve ju mësohet sesi të sillen dhe të kujdesen për kafshën, këta fëmijë gjithashtu fitojnë aftësi themelore të nevojshme që do ju nevojiten si prindër të ardhshëm. Përveç kësaj, kalimi nëpër vitet e adoleshencës – një kohë e vështirë për shumë të rinj- lehtësohet nga shoqërimi me një mik ( kafshë ) jo-gjykuese, ndonjëherë përkrahës, ku këta të rinj mund tu tregojnë apo besojnë sekretet dhe shqetësimet e tyre.

Hulumtimet kanë treguar gjithashtu se kafshët shtëpiake kanë një rol të rëndësishëm në ndërtimin e sistemit të imunitetit të një fëmije. Fëmijët që jetojnë me një mace ose qen në vitet e para të jetës kanë prezenca më të ulta të astmës dhe kanë më pak gjasa të zhvillojnë alergji të ndryshme.

Studimet gjithashtu tregojnë se sistemi imunitar i fëmijëve (veçanërisht moshat pesë dhe tetë vjeç ) tek familjet që mbajnë kafshë shtëpiake janë më të qëndrueshme se ato të fëmijëve nga familjet që nuk zotërojnë kafshë – duke rezultuar që fëmijët që zotëronin kafshë janë më mirë në gjendje për të shmangur sëmundjet.

Inteligjenca numerike tek fëmijët 0-6 vjeç.
Përfitimet e aktivitetit fizik tek fëmijët

Artikuj të ngjashëm

Cilat programe janë të përshtatshme për ty?

Zbulo programet dhe profesionet që të përshtaten më shumë.

Planifiko Maturën Tënde në Eduaktiv!

Plotëso notat, zgjidh 10 programet e studimit dhe zbulo probabilitetin për t'u shpallur fitues sa hap e mbyll sytë!

Sa para të nevojiten për studimet e tua?

Tashmë do të të duhet të menaxhosh ekonominë tënde personale

Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 3443 420

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD