Fëmijë të sëmurë, kur nuk duhet t’i dërgoni në çerdhe dhe kopsht - Gjithmonë ka diçka për të mësuar
Vlora

Fëmijë të sëmurë, kur nuk duhet t’i dërgoni në çerdhe dhe kopsht

B2ap3 Large Femije

 Viti 2019 ka nisur me uljen e temperaturave në të gjithë vendin. Për rrjedhojë janë shtuar edhe rastet e ftohjes apo gjendjeve gripale, sidomos tek të vegjlit. Fëmijët që shkojnë në çerdhe, kopshte e shkollë, janë më të predispozuar ndaj këtyre gjendjeve.

Sipas doktoreshës Cindy Gellner, nga University of Utah Healthfëmijët nuk mund t'i shpëtojnë kësaj situate. Sado shumë që të lexojnë prindërit në internet, apo të marrin masa, doktoresha thotë se sëmundjet nga ftohja janë pjesë e ndërtimit të imunitetit të fëmijës dhe nuk mund të parandalohen. Madje, fëmijët fillojnë të ftohen pasi bëjnë 6 muaj, për shkak të shkëputjes nga nëna.

"Foshnjat, të vegjlit dhe fëmijët parashkollorë marrin rreth 7-8 ftohje në vit. Dhe gjatë moshës shkollore, ata marrin mesatarisht 5-6 ftohje në vit. Përveç ftohjes, fëmijët sëmuren më rëndë dy- tre herë në vit, me diarre, me ose pa të vjella. Disa fëmijë kanë tendencë të marrin ethe të larta në shumicën e ftohjve të tyre", thotë Gellner.

Doktoresha tregon edhe arsyen, pse fëmijët janë kaq të ekspozuar ndaj të ftohtit. Sipas saj, pavarësisht pastrimit, ekzistojnë mbi 200 viruse përreth nesh që shkaktojnë të ftohtin dhe duhen shumë vite që fëmijët të ndërtojnë imunitet ndaj viruseve.

"Ftohjet janë më të zakonshme në familje të mëdha. Po ashtu, shkalla e ftohjes trefishohet në dimër. Jo për shkak të ajrit të ftohtë, por për shkak se njerëzit kalojnë më shumë kohë në ambiente të përbashkëta, duke frymuar ajër të ri-qarkulluar. Pirja e duhanit në shtëpi, gjithashtu rrit ndjeshmërinë e fëmijës suaj ndaj ftohjes", shprehet ajo.

Në rastet kur një fëmijë ftohet, a duhet që prindi ta shkëpusë nga çerdhja, kopshti apo shkolla? Është një dilemë me të cilën prindi përballet shpesh, sepse nuk e ka të lehtë, sidomos nëse është në punë dhe mbi të gjitha, sepse krijon shkëputje të fëmijës nga procesi i edukimit dhe argëtimit.

Claire Mçarthy nga Harvard Health Publishing,thotë se një prind duhet të ndërpresë frekuentimin e institucionit arsimor, në rast se fëmija ka simptomat e mëposhtme:

1. Ethe. Temperaturë prej 38 ° Celsius, shkakton ethe te fëmija dhe ai nuk duhet të shkojë në shkollë, në këtë gjendje. Ethet janë shenjë e një infeksioni dhe pavarësisht marrjes së ilaçeve, kjo nuk do të thotë se infeksioni do të zhduket menjëherë. Shumica e shkollave thonë se një fëmijë duhet të jetë pa ethe për 24 orë para se të kthehet në shkollë, por unë mendoj se edhe 20 orë mjaftojnë. Nëse në orët e drekës, temperaturat janë zhdukur, mendoj që fëmija mund të shkojë në shkollë ditën tjetër.

2. Vjellje ose diarre. Pavarësisht se mund të jetë praktike për ju, nuk është mirë për fëmijën dhe shkollën ose kujdestaren e fëmijëve, që të dërgoni një fëmijë me vjellje ose diarre. I njëjti rregull, 20-24 orë duhet ë zbatohet edhe në këtë rast, edhe pse do të ishte më mirë që të konsultoheni paraprakisht me mjekun. Disa viruse, mund të jenë ngjitëse, prandaj prindi duhet të tregohet i ndërgjegjshëm e të mos lejojë shpërthimin e ndonjë virusi në institucionin që frekuenton fëmija.

4. Kollitje që nuk ndalet. Nëse do t'i mbanim fëmijë në shtëpi gjatë muajve të dimrit, do të kishte shumë klasa të zbrazëta. Por, një kollë e keqe e bën të vështirë për një fëmijë të mësojë ose të luajë. Prandaj, do të ishte e rekomandueshme që të thirret mjeku e të ndiqen instruksionet e tij.

Kur është fjala për shëndetin e fëmijës suaj dhe shëndetin e të gjithë fëmijëve të tjerë në kopsht ose shkollë, duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm e të bëni zgjedhjen e duhur.



Mundësi internship-i në Eduaktiv
Çfarë ndodh në çerdhet dhe kopshtet e Bashkisë së ...

Cilat programe janë të përshtatshme për ty?

Zbulo programet dhe profesionet që të përshtaten më shumë.

Planifiko Maturën Tënde në Eduaktiv!

Plotëso notat, zgjidh 10 programet e studimit dhe zbulo probabilitetin për t'u shpallur fitues sa hap e mbyll sytë!

Sa para të nevojiten për studimet e tua?

Tashmë do të të duhet të menaxhosh ekonominë tënde personale

Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 3443 420

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD