Eduaktiv në Sarandë, prindërit: Mbipopullimi dhe menuja ushqimore problem në kopshte. - Gjithmonë ka diçka për të mësuar
Vlora

Eduaktiv në Sarandë, prindërit: Mbipopullimi dhe menuja ushqimore problem në kopshte.

Eduaktiv udhëtoi këtë javë në Sarandë ku prezantoi punën e bërë deri më tani, e cila konsiston në krijimin e një databaze online të çerdheve dhe kopshteve në rang Republike. Këto informacione të aksesueshme nga të gjithë, do t'u vijnë në ndihmë veçanërisht prindërve për të bërë zgjedhjen e duhur për çerdhen ose kopshtin e fëmijës së tyre, por edhe edukatorëve të cilët marrin vlerësimin e punës përmes përshtypjeve të prindërve. Gjithashtu platforma u shërben edhe organeve të pushtetit vendor dhe strukturave të tjera shtetërore që përmes kësaj platforme evidentojnë problemet reale se ku duhet të investojnë për të përmirësuar kushtet në çerdhe dhe kopshte.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues nga Bashkia e Sarandës, drejtues dhe edukatorë të çerdheve dhe kopshteve, si dhe prindër që i kanë fëmijët e regjistruar në këto institucione të ciklit parashkollor.
Lindita Çepani, drejtoreshë e Kopshtit nr.2 në Sarandë gjatë aktivitetit të organizuar nga Eduaktiv tha se edukatoret tregojnë kujdes maksimal për fëmijët duke bashkëpunuar paralelisht edhe me prindërit: ''Kam punuar si drejtuese në dy kopshte, tek Kopshti nr.2 dhe nr.4 , dhe mendoj se çdo vit që kalon është një eksperiencë e re për të gjithë stafin; pasi jemi njohur me kurrikulat e reja mësimore që janë përqafuar shumë mirë në të gjithë qytetin e Sarandës dhe në fshatra; jemi njohur me risi dhe projekte të reja siç është edhe Eduaktiv nisma që lidhen me edukimin e fëmijëve. Pjesa më e rëndësishme në kopshtin tonë mendoj se është puna në grup, dhe bashkëpunimi si staf me komunitetin e prindërve me të cilët kemi një marrëdhënie mjaft të mirë. Sigurisht që asgjë nuk është perfekte, por mendoj që gjithmonë e më mirë do të shkoj puna në aspektin metodik, menaxhues etj.

Eduaktoret tona bëjnë një punë të mirë; ato kujdesen për fëmijët; dëgjojnë me durim prindin, i kuptojnë ata edhe kur kanë ankesa,'' tha drejtoresha.

Prindërit
Alda Danga, prind i tre fëmijëve, u shpreh mjaft e kënaqur me kujdesin që tregojnë edukatoret për fëmijët e saj ndërsa tha se duhet bërë më shumë punë për të ulur mbipopullimin në kopshte: ''Jam nënë e 3 fëmijëve. Jam e kënaqur me kujdesin që kanë marrë fëmijët e mi në kopësht. Edukatoret kanë punuar me shumë durim dhe e kanë menaxhuar mjaft mirë punën me fëmijët e mi. Kur e zgjodha kopshtin për herë të parë u ndikova nga një mjedis i jashtëm, por aty brenda gjeta zonja të cilat u përkushtuan shumë për edukimin e fëmijës tim. Aty vazhdoi dhe vajza ime e dytë kopshtin, dhe pashë një përkujdesje edhe më të madhe. Por pavarësisht kësaj jo gjithçka është ideale, pasi problem është numri i madh i fëmijëve në kopësht. Gjithashtu edhe kushtet fizike nuk janë fort të përshtatshme pasi godina është e amortizuar. Ndërsa për fëmijën e tretë kam zgjedhur një kopësht tjetër sepse ishin kushtet e godinës më të mira. Djali më thotë se jam kënaqur shumë dhe kur shprehet kështu unë nuk mund të them asgjë më shumë veçse ti falenderoj edukatoret që kujdesen për të. Ndonjëherë mendoj me vete kur fëmija im rrëzohet në shtëpi; si ia dalin këto edukatore me 30 fëmijë në kopësht? Duhet ti falenderojmë,'' tha zonja Danga.
Fëmijët me aftësi ndryshe.
Pjesë e diskutimeve ishte edhe tema e fëmijëve me aftësi ndryshe në çerdhe dhe kopshte për të cilët prindërit thanë se janë përballur me të tilla situata dhe rrethanat kanë treguar se nevojiten më shumë mësues ndihmës për t'u kujdesur për këta fëmijë në mënyrë më specifike. ''Ka ndodhur një situatë e tillë me vajzën time kur ishte në vitin e fundit në kopësht. Sot ajo është në klasë të dytë, por gjithmonë atëherë më ka bërë një pyetje; Përse ai shoku në kopshtin tim reagon ashtu…përse duhet që mësuesja ta shoqëroj në çdo moment? Unë si prind them që në çerdhe dhe kopshte duhet punuar edhe më fëmijët që nuk janë me aftësi ndryshe që ti kuptojnë këta fëmijë dhe të përshtaten me ta. Më është dashur shumë punë për t'ia shpjeguar këtë koncept vajzës sime. Pra them se duhet të ishin pak më tepër në numër mësuesit për fëmijët me aftësi ndryshe,'' u shpreh më tej Alda Danga, prind i tre fëmijëve.
Si përfaqësuese e Zyrës Ekonomike dhe Arsimore në Bashkinë Sarandë znj.Stela Dako shprehu vlerësimin e saj për platformën Eduaktiv duke theksuar se platforma ju vjen në ndihmë edhe institucioneve të caktuara për të zgjidhur problemet që nxjerrin në pah prindërit. ''E vlerësoj platformën Eduaktiv, sepse ju vjen në ndihmë si prindërve ashtu edhe edukatorëve që marrin vlerësimin e punës së tyre . Eduaktoret në kopshtet dhe çerdhet e Sarandës i trajtojnë fëmijët si ti kishin të tyret. Ky feedback apo database e Eduaktiv ndihmon edhe përmes vlerësimeve pozitive apo negative që gjenden në portal; pasi kështu mësojmë edhe se çfarë ka për të rregulluar edhe nga ana jonë si drejtues apo edukatorë,'' tha zonja Dako.

Rekomandimet
Lidhur me rekomandimet se çfarë duhet përmirësuar në kopshtet dhe çerdhet e Sarandës prindërit nga njëra anë u shprehen të kënaqur sa i përket punës së edukatoreve, por shprehën rezerva lidhur me infrastrukturën në godina, dhe përmirësimin e menusë ushqimore për fëmijët. ''Kjo platformë është një ide fantastike sidomos për prindërit që janë në fazën e përzgjedhjes së çerdhes dhe kopshtit. Unë flas nga përvoja ime personale dhe jam shumë e kënaqur me kujdesin dhe punën që tregojnë edukatoret me fëmijët. Gjithë puna e tyre është për t'u përshëndetur. Kushtet, infrastruktura duhet përmirësuar, sidomos kushtet e fjetjes, nuk janë të përshtatshme. Të zgjerohen dhe të ndahen hapësirat e fjetjes, ngrënies apo lodrave, që në disa kopshte janë bashkë. Do më pëlqente që edhe menuja ushqimore në rrethe të bëhej si në Tiranë. Mua më intereson cilësia e ushqimit dhe jo sasia. Ushqimet si nutela apo sheqeri duhen reduktuar. Unë nuk kam informacion se kush e bën menunë në kopshtin e fëmijës tim, duhen specialistë, teknolog ushqimor. Të kontaktoj Bashkia me specialistë të ushqimit dhe të ndërtoj një menu të përshtatshme,'' thanë prindërit e pranishëm në aktivitet. Duke vijuar në këtë linjë edhe koordinatorja e Eduaktiv Ariola Memia u shpreh se: ''Impakti që ne si Eduaktiv japim është që përmes përshtypjeve të prindërve ne të evidentojmë edhe problemet dhe aspektet që duhen përmirësuar, që nga stafi akademik te kapaciteti apo kushtet fizike në çerdhe dhe kopshte. Kjo databazë krahas prindërve dhe edukatorëve, iu dedikohet edhe institucioneve përgjegjëse, të cilët i kemi ftuar në takimet dhe aktivietet që kemi organizuar, ku janë njohur me platformën dhe me problemet dhe sugjerimet që kanë shprehur prindërit.''
Eduaktiv do të vijoj me takimet përmbyllëse edhe në Bashkinë Kukës dhe në Bashkinë Tiranë, ku do të bëj një përmbledhje të punës që është bërë në gjithë këta muaj me krijimin e një database të 1300 çerdheve dhe kopshteve në rang Republike.

Fëmijët me aftësi ndryshe, Lorela Garuli: Të forco...
Aktiviteti përmbyllës në Durrës, Eduaktiv prezanto...

Cilat programe janë të përshtatshme për ty?

Zbulo programet dhe profesionet që të përshtaten më shumë.

Planifiko Maturën Tënde në Eduaktiv!

Plotëso notat, zgjidh 10 programet e studimit dhe zbulo probabilitetin për t'u shpallur fitues sa hap e mbyll sytë!

Sa para të nevojiten për studimet e tua?

Tashmë do të të duhet të menaxhosh ekonominë tënde personale

Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 3443 420

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD