EDUAKTIV në Durrës, ekspozitë me ‘artistët e vegjël’ . - Gjithmonë ka diçka për të mësuar
Shkodra

EDUAKTIV në Durrës, ekspozitë me ‘artistët e vegjël’ .

Eduaktiv udhëtoi këtë javë në Durrës ku organizoi një aktivitet mjaft të veçantë në ambientet e Galerisë së Arteve Pamore. 

'Artistët e vegjël' të moshës 3 deri në 6 vjeç ishin kryefjala e ekspozitës së çelur, e cila përmbante mjaft piktura dhe punime të tjera të realizuara nga duart e vetë vogëlushëve.

Në këtë aktivitet organizuar nga 'Eduaktiv' në kuadër të projektit "Liberi" (mbështetur nga Leviz Albania), morën pjesë rreth 100 prindër dhe fëmijë të ardhur nga 10 kopshte publike të Bashkisë Durrës. Secili kopësht u paraqit me disa punime të cilat u ekspozuan në muret e Galerisë dhe morën vëmendjen e mjaft vizitorëve.

Fëmijët kishin shprehur gjithë fantazinë dhe talentin e tyre përmes pikturave që përcillnin mesazhe dhe tematika nga më të ndryshme që nga ardhja e pranverës; e deri te dashuria për prindërit dhe familjen; por nuk mungonin as punimet e tjera ku vogëlushët kishin vizatuar flamurin kombëtar.

Për rreth 2 orë ekspozita u vizitua jo vetëm nga prindërit por edhe nga kalimtarë të rastit të cilëve iu tërhoqi vëmendjen ky aktivitet mjaft i veçantë. Eduaktiv vlerësoi me certifkatë secilin kopësht për pjesëmarrjen në ekspozitë dhe prezantimin e punimeve artistike të vogëlushëve. Nga ana e tyre edhe vetë prindërit dhe edukatorët vlerësuan këtë organizim të ndërmarrë nga 'Eduaktiv' ndërsa u shprehën se aktivitete të tilla kulturore dhe argëtuese duhet të organizohen më shpesh dhe të shtrihen në çdo kopësht ku fëmijët kalojnë pjesën më të madhe të ditës.

Prindërit dhe edukatorët pjesëmarrës në aktivitet patën mundësi të njiheshin me platformën Eduaktiv, dhe të plotësonin disa formularë ku dhanë përshtypjet dhe vlerësimet e tyre mbi punën që bëhet në kopshtet dhe çerdhet ku janë të regjistruar fëmijët.

Platforma Eduaktiv është e zhvilluar nën kujdesin maksimal të komunitetit, duke ndërtuar profilet e institucioneve arsimore në bazë të informacioneve publike, të kudo ndodhura në mënyrë që ky informacion të merret më thjesht, të krahasohet, të vlerësohet nga komuniteti e më pas çdokush të dijë të bëjë zgjedhjen e duhur!

Krahas Bashkisë Durrës, në kuadër të projektit "Liberi", Eduaktiv ka shkuar pothuaj në të gjitha bashkitë e Shqipërisë, për të mbledhur informacion për çerdhet edhe kopshtet. 

Gjatë takimeve të realizuara, me drejtoreshat e çerdheve dhe kopshteve, me edukatoret, apo me përfaqësues të bashkive, është folur për punën e përditshme të edukatoreve dhe vështirësitë që hasin. Ndër këto vështirësi, është evidentuar edhe nevoja e trajnimeve të tyre, dhe përmirësimit të kushteve të përgjithshme në këto institucione. 

E ardhmja e librit: tradicional apo elektronik?
Këshilla për udhëtimin e parë të fëmijës tuaj në ...

Artikuj të ngjashëm

Cilat programe janë të përshtatshme për ty?

Zbulo programet dhe profesionet që të përshtaten më shumë.

Planifiko Maturën Tënde në Eduaktiv!

Plotëso notat, zgjidh 10 programet e studimit dhe zbulo probabilitetin për t'u shpallur fitues sa hap e mbyll sytë!

Sa para të nevojiten për studimet e tua?

Tashmë do të të duhet të menaxhosh ekonominë tënde personale

Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 3443 420

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD