Drejtoreshat tregojnë, se çfarë ndodh në kopshtet e Korçës - Gjithmonë ka diçka për të mësuar
Gjirokastra Line

Drejtoreshat tregojnë, se çfarë ndodh në kopshtet e Korçës

B2ap3 Large IMG 9836

E ku tjetër, mund të flasim më mirë për arsimin, përveçse në Korçë!

Sepse është qyteti i arsimit dhe i shkollës së parë shqipe. "Mësonjëtorja" është kthyer sot në Muzen Kombëtar të Arsimit, ku ekspozohen fotokopja e abetares së parë shqipe e Naum Veqilarxhit dhe abetarja e dytë e Kostandin Kristoforidhit. Një pjesë të konsiderueshme në këtë muze zë ekspozimi i figurave patriotike dhe arsimdashëse, që dhanë aq shumë për Korçën dhe Shqipërinë.

Sot për Korçën flitet kryesisht si një qytet i kërkuar për klimën dhe atraksionet turistike, por ne do të vazhdojmë t'ju flasim për arsimin. Në ambientet e Drejtorisë Arsimore Rajonale, realizuam takimin me drejtoreshat dhe edukatoret e kopshteve, për të shkëmbyer më shumë informacion rreth Eduaktiv dhe këtyre institucione arsimore.

Bashkia e Korçës ka aktualisht 1 çerdhe dhe 39 kopshte, ndër të cilët 14 janë në qytet. Ndër problematikat kryesore që paraqitën drejtoreshat, ishte nevoja për shtimin e ambienteve, sidomos në kopshtin Nr. 3, që frekuentohej nga 95 fëmijë, pavarësisht se kapaciteti optimal ishte 50, si dhe në kopshtin Nr. 4, i cili gjithashtu ishte mbi kapacitet. Në kopshte të tjera, sidomos në kopshtin Nr. 1 dhe Nr. 5, nevojiteshin ambiente të jashtme dhe pajisjen me kënde lojërash. Nuk mungonin as kërkesat për shtimin e bazës materiale dhe didaktike.

Lidhur me punën e përditshme në këto kopshte, Eduaktiv realizoi disa intervista me drejtoreshat e tyre. Për kopshtin Nr. 1, drejtoresha Diana Ceta tregoi se kishte fluksin më të lartë, me 141 fëmijë. Për shkak të rritjes së kërkesave ishte kthyer në një kopsht me ushqim.

"Jam tek zona e Bllokut të Ri të Sportit dhe ndoshta ngaqë ajo është një zonë që rishtas vitet e fundit është duke u populluar më shumë, sepse është zonë me ndërtime dhe banesa të reja, ka prurje të reja dhe kuptohet, edhe pallatet e rinj kanë familje të reja e fëmijë të vegjël. Dhe sot ai është një kopsht me 141 fëmijë", shpjegoi Ceta arsyen e rritjes së kërkesave, duke shtuar se pika e suksesit është bashkëpunimin me prindërit. 

"Pa pasur një bashkëpunim të mirë me prindërit, absolutisht nuk mund të shpresojmë që gjërat të ecin mirë. Gjithmonë mendojmë, shfrytëzojmë të gjitha iniciativat dhe dëshirat e prindërve, për të marrë edhe ne ato indicet tona, për t'i bërë punët më mirë", u shpreh Ceta.

Mimoza Kono, drejtoresha e kopshtit Nr. 2, tregoi se ky është kopshti i vetëm në qytetin e Korçës që punon me modelin "Reggio Emilia". Ky kopsht kishte qenë gjithmonë mbi kapacitet, me 120 fëmijë. Por, problem më të madh, drejtoresha shihte ekzistenca e një grupi të përzier.

"Në grupin e përzier kemi pak probleme dhe me prindërit, sepse janë fëmijë të grupit të parë, të dytë dhe të tretë, të bashkuar në një, për shkak të kapacitetit që na vjen. Mirë do të ishte që të ishte grup i pastër, të ishte vetëm i parë, i dytë ose i tretë, por s'mundemi...Prindërit e grupit të tretë gjithmonë kanë pretendime pse të jenë të mëdhenjtë me të vegjlit", tregoi Kono.

Pjesa e intervistave të Eduaktiv, u bë edhe Laureta Asllani, drejtoresha e kopshteve Nr. 9 dhe Nr. 10, ku njëri është me ushqim dhe tjetri pa ushqim. Në kopshtin me ushqim aplikohej një tarifë prej 20 mijë lekësh, që në fakt ishte një tarifë e përgjithshme për të gjitha kopshtet me ushqim në qytetin juglindor.

"Është një tarifë shumë e mirë besoj, për shkak se edhe prindërit e gjejnë pozitiv mbështetjen e Bashkisë për këtë lloj tarife. Menuja është e ndryshme, se s'mundet që një menu të jetë e përditshme. Sigurohet mëngjesi, dreka, ka raste edhe vakti i zemrës. Fëmijët qëndrojnë atje deri në 4 e gjysmë, ku edhe prindi ka mundësinë të jetë shumë i qetë, për shkak të punës që mund të ketë", tha Asllani.

Çfarë ndodh në çerdhet dhe kopshtet e Bashkisë së ...
Të urojmë me kartolina!

Cilat programe janë të përshtatshme për ty?

Zbulo programet dhe profesionet që të përshtaten më shumë.

Planifiko Maturën Tënde në Eduaktiv!

Plotëso notat, zgjidh 10 programet e studimit dhe zbulo probabilitetin për t'u shpallur fitues sa hap e mbyll sytë!

Sa para të nevojiten për studimet e tua?

Tashmë do të të duhet të menaxhosh ekonominë tënde personale

Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 3443 420

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD