Dita Botërore e Autizmit, World Vision: Shërbime të specializuara në shtëpi për fëmijët me aftësi ndryshe. - Gjithmonë ka diçka për të mësuar
Gjirokastra Line

Dita Botërore e Autizmit, World Vision: Shërbime të specializuara në shtëpi për fëmijët me aftësi ndryshe.

Fëmijët me aftësi të kufizuar në Shqipëri dhe familjarët e tyre përballen me vështirësi të shumta; duke filluar që nga arsimi; te shërbimet shëndetësore e deri te infrastruktura e posaçme për ta. Nisur nga kjo situatë organizatat e huaja që operojnë në vendin tonë kanë ndërmarrë disa nisma për përmirësimin e jetesës së tyre. Konkretisht World Vision Shqipëri dhe Kosovë nënshkroi sot marrëveshjen e bashkëpunimit me Bashkinë Dibër për zbatimin e programit social "Tungjatjeta Jetë". Janë 36 fëmijë me aftësi të kufizuar në zonën e Peshkopisë, Maqellarës, Tominit dhe Kastriotit të cilët do të marrin shërbime të specializuara në banesat e tyre. Ekipi i "Tungjatjeta Jetë", i përbërë nga një punonjës social, psikolog, fizioterapist dhe logopedist do të hartojë dhe zbatojë një Plan Zhvillimi Individual në bazë të nevojave të fëmijës, por edhe famijarëve të tyre duke ofruar shërbime të specializuara. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Shërbimeve Sociale Dibër, 4.2 % e numrit total të personave me aftësi të kufizuar në Bashkinë Dibër janë fëmijë. Por studimi i prevalencës së aftësisë së kufizuar tregoi se 14.6% e fëmijëve 2-17 vjeç në Bashkinë Dibër rezultojnë me aftësi të kufizuar.

Mungesa e qendrave që ofrojnë këto shërbime, pamundësia ekonomike, mungesa e informacionit apo mentaliteti janë disa ndër arsyet pse këta fëmijë nuk marrin shërbimet që iu nevojiten. Për këtë arsye, Dibra është bashkia e dytë në Shqipëri që do të zbatojë këtë model ndërhyrjeje dhe do të përfshijë ekipin 'Tungjatjeta' në organigramën e saj.

Eljona Boçe Elmazi, Drejtoresha e Ballkanit Perëndimor në World Vision tha: "Çdo bashki duhet të përfshijë këto plane lokale sociale në buxhetin vjetor. Është detyra e pushtetit vendor të planifikojë, të buxhetojë dhe të ofrojë shërbimet e specializuara për fëmijët me aftësi të kufizuara. Tungjatjeta...Jetë është programi i parë dhe, deri tani, i vetmi në Shqipëri që ofron shërbime terapeutike të asistencës shtëpiake për 72 fëmijë me aftësi të kufizuar, në Librazhd dhe në Dibër."

Nga plani lokal për përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara rezultoi se në Bashkinë Dibër 2472 persona me aftësi të kufizuar marrin pagesën KMCAP, 108 prej tyre janë fëmijë. 1 vit më parë, World Vision filloi në Librazhd zbatimin e programit social për 36 fëmijë me aftësi të kufizuara në zonat e thella të vendit. Përmirësimet shëndetësore janë të dukshme tek çdo fëmijë.

Sa i përket numrit total të personave me aftësi të kufizua në vendin tonë; për herë të parë, Shoqëria Civile ka monitoruar zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit të Aftësisë së Kufizuar 2016-2020 në 4 qytete: Lezhë, Dibër, Korçë dhe Berat. Në Shqipëri, zyrtarisht, janë 144,135 persona me një aftësi të kufizuara. Një studim i fundit i publikuar nga organizatat e huaja thekson se 92 % e këtyre personave janë të pakënaqur nga pagesat që marrin; 83% e tyre pohojnë se nuk trajtohen me shërbimet e specializuara; ndërsa 89.6% nuk kanë mundësi punësimi. Sa i përket arsimit World Vision dhe Save the Children theksojnë se rreth 50% e personave me aftësi të kufizuara dhe familjarët e tyre raportojnë të jenë pjesërisht të kënaqur në lidhje me shkollimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Të gjithë jemi të ndryshëm, ti edukojmë fëmijët të...
Mbrojtja e fëmijëve nga interneti, CRCA: 200 fëmi...

Cilat programe janë të përshtatshme për ty?

Zbulo programet dhe profesionet që të përshtaten më shumë.

Planifiko Maturën Tënde në Eduaktiv!

Plotëso notat, zgjidh 10 programet e studimit dhe zbulo probabilitetin për t'u shpallur fitues sa hap e mbyll sytë!

Sa para të nevojiten për studimet e tua?

Tashmë do të të duhet të menaxhosh ekonominë tënde personale

Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 3443 420

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD