Çfarë ndodh me çerdhet dhe kopshtet e Kukësit - Gjithmonë ka diçka për të mësuar
Durresi

Çfarë ndodh me çerdhet dhe kopshtet e Kukësit

B2ap3 Large IMG 0105

Qyteti i Kukësit qëndron në mesin e shumë qyteteve dhe njësive administrative, që nuk plotëson kushtet optimale në çerdhe dhe kopshte. Në takimin e zhvilluar nga Eduaktiv, më 18 tetor, me edukatore dhe drejtoresha të kopshteve të qytetit, në ambientet e Pallatit të Kulturës, u diskutua për gjendjen e këtyre institucioneve dhe vështirësitë që hasen në punën e përditshme.

Në qytetin Kukëit janë 3 çerdhe dhe 5 kopshte, 3 prej të cilëve janë me ushqim. Në njësitë administrative nuk ka çerdhe, por janë 51 kopshte. Ndërkohë që në këto njësi ekzistonte problemi i mbylljes së kopshteve dhe pakësimit të numrit të fëmijëve, për shkak të lëvizjeve të popullsisë, në qytet kopshtet ishin mbi kapacitet.

Kështu, kopshti Nr. 1 frekuentohej nga 145 fëmijë, ndërkohë që kapaciteti optimal ishte 145. Sipas drejtoreshës së këtij kopshti, nevojitej përmirësim i infrastrukturës. Një nevojë tjetër që theksuan edukatoret, ishte mungesa e edukatoreve ndihmëse, pasi pothuajse në të gjitha kopshtet, kishte fëmijë me aftësi të veçanta. Prandaj dhe një nga temat më të domosdoshme për edukatoret, ishte puna me këta fëmijë, teksa theksuan me forcë se të njëjtat trajnime duhet të bëhen edhe me prindërit, që të kuptojnë më mirë rolin e këtyre institucioneve dhe ndikimin që kanë në jetën e çdo fëmije.

Drejtoresha e Arsimit Parashkollor në Bashkinë e Kukësit, Hajrie Bulica tregoi për Eduaktiv se banorët janë shumë arsimdashës dhe i çojnë fëmijët në çerdhe dhe kopsht. Por këto institucion nuk iu kanë shpëtuar problematikave, që kryesohen nga mungesa e bazës materiale dhe didaktike.

"Këtu të lë për të dëshiruar. Fondet që vijnë nga qeveria janë të pakta, sepse problematikat janë të mëdha. Kopshteve, normal që Bashkia ju kryen shërbimet e nevojshme, lyerje dhe ku ka mundësi për riparime, por me aq fonde sa vijnë, është e pamjaftueshme", tha Bulica.

Ndërsa edukatorja e kopshti Nr. 1, Vjollca Toto, tregoi punën e saj të përditshme në këtë kopsht, mes përkushtimit dhe mundësive të kufizuara. Ajo shpjegoi se shpeshherë, edukatoret, në bashkëpunim me prindërit, kishin kontribuar për të siguruar bazën materiale dhe didaktike.

"Blejmë, duke filluar nga tapeti, plus kartonët, gjërat që bëjmë me kalamajtë. Çdo gjë që ka nevojë grupi domethënë, unë jam e disponueshme që të investoj bashkë me prindin. Prindi na mirëkupton jashtëzakonisht", tregoi Toto, duke shtuar se domosdoshmëri është edhe trajnimi.

"Ne kemi nevojë shumë për trajnime. Në çdo fushë kemi nevojë për mbështetjen e trajnueseve, të vijnë të na sugjerojnë gjëra të reja, se koha ka evoluar dhe ne duhet të jemi pjesë e kësaj, që duhet të evoluojmë më shumë", tha Toto.

Arsimi Parashkollor në Vlorë, kopshtet me mbi kapa...
15 fëmijë të infektuar në Shqipëri, çfarë duhet të...

Cilat programe janë të përshtatshme për ty?

Zbulo programet dhe profesionet që të përshtaten më shumë.

Planifiko Maturën Tënde në Eduaktiv!

Plotëso notat, zgjidh 10 programet e studimit dhe zbulo probabilitetin për t'u shpallur fitues sa hap e mbyll sytë!

Sa para të nevojiten për studimet e tua?

Tashmë do të të duhet të menaxhosh ekonominë tënde personale

Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 2525430

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD