Arsimi gjithëpërfshirës është një e drejtë - Gjithmonë ka diçka për të mësuar
Shkodra

Arsimi gjithëpërfshirës është një e drejtë

Megjithëse numri i fëmijëve me aftësi të veçanta në Shqipëri, që janë regjistruar në shkolla të përgjithshme, po rritet gradualisht, ka dhe shumë prej atyre që nuk arrijnë t'i zhvillojnë aftësitë e tyre siç duhet, të përparojnë dhe të përfshihen në vendimmarrje për të arritur potencialin e plotë, që të kenë sukses në jetë.

Konventa për të Drejtat e Fëmijës, përcakton se të gjithë fëmijët kanë të drejtën të kenë akses në arsim që nuk diskriminon për shkak të aftësisë së kufizuar, etnisë, gjuhës, gjinisë, aftësive, e kështu me radhë.
Duhet të synohet që fëmijët me aftësi të kufizuara të kenë akses në shkollë, materiale të nevojshme dhe hapësira publike, çka është pjesë e qëllimit botëror "Asnjë të mos mbetet prapa", ndaj të cilit është angazhuar edhe vendi ynë.

Një në dhjetë fëmijë në mbarë botën ka aftësi të veçanta.
Shpeshherë, fëmijët me aftësi të kufizuara përjashtohen nga aksesi në shkollë. Shumë studime konfirmojnë se, personave me aftësi të veçanta iu ofrohet arsim jocilësor, me pritshmëri të ulëta dhe mundësi të kufizuara të nxëni.
Për fat të keq, arsimi gjithëpërfshirës matet përmes "aksesit" në shkollë dhe "pjesëmarrjes" në arsim.Nga ana tjetër, një mjedis vërtet gjithëpërfshirës i të nxënit çmon kontributin dhe potencialin e personave me aftësi të kufizuara, si dhe i pajis me aftësitë thelbësore jetësore, gjuhësore dhe shoqërore.

Për t'u nënvizuar është fakti se e drejta për arsim gjithëpërfshirës nënkupton shndërrimin e kulturës, politikave dhe praktikave në të gjitha mjediset arsimore formale dhe joformale, për të garantuar arsim për të gjithë nxënësit.
Arsimi gjithëpërfshirës nuk ka rëndësi vetëm për personat me aftësi të veçanta, por edhe për shoqëritë ku jetojnë, sepse ndihmon në luftën kundër diskriminimit dhe në promovimin e diversitetit dhe pjesëmarrjes. 

Fëmijët që rriten në një mjedis ku flitet më shumë...
Sfida e të ndërtuarit një qytet më miqësor për fëm...

Cilat programe janë të përshtatshme për ty?

Zbulo programet dhe profesionet që të përshtaten më shumë.

Planifiko Maturën Tënde në Eduaktiv!

Plotëso notat, zgjidh 10 programet e studimit dhe zbulo probabilitetin për t'u shpallur fitues sa hap e mbyll sytë!

Sa para të nevojiten për studimet e tua?

Tashmë do të të duhet të menaxhosh ekonominë tënde personale

Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 3443 420

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD