A po rrisim fëmijë tekanjozë? Sfidat e prindërve të mijëvjeçarit të ri - Gjithmonë ka diçka për të mësuar
Vlora

A po rrisim fëmijë tekanjozë? Sfidat e prindërve të mijëvjeçarit të ri

Edukimi dhe rritja e fëmijëve ndryshon brez pas brezi dhe është ndoshta ndër proceset më të vështira për prindërit. Ndryshe janë rriturit prindërit tanë; ndryshe jemi rritur ne dhe ndryshe po rriten fëmijët tanë. Po le të ndalemi te kjo e fundit.

Sot shumica e fëmijëve i kanë të gjitha kushtet për të bërë një jetë të mirë dhe të shëndetshme. Përveç dashurisë sonë të pakufi, dhe plotësimit të gjërave bazike si ushqimi, veshmbathja, strehimi apo arsimimi, fëmijët e sotëm po rriten mes dhuratave dhe të mirave materiale, duke u bërë shpesh herë me kërkesat e tyre të mërzitshëm dhe tekanjozë.
Ne i adhurojmë ata deri në atë pikë saqë është e vështirë ti disiplinojmë, sepse na vjen keq t'iu themi "jo" kur duan patatina, kur duan akullore, kur duan lodra…, edhe pse kanë dhjetra të tilla në shtëpi. Pra më shumë i lejojmë të bëjnë ç'të duan ata se sa iu tregojmë se çfarë duhet të bëjnë.
Duke iu plotësuar çdo tekë dashur pa dashur ne prindërit e sotëm po i kthejmë fëmijët në 'idhuj'. Është e vërtetë që ne e kemi për obligim të kujdesemi për nevojat dhe kërkesat e tyre, ata janë epiqendra jonë; na marrin kohën, paratë, energjinë dhe programet tona, por nuk duhet ta tejkalojmë masën në asnjë prej këtyre gjërave. Prindërit e sotëm janë bërë kaq të lidhur me fëmijët e tyre, saqë i kalojnë kufijtë e normalitetit që nga shpenzimet me gjëra luksi e deri te plotësimi i çdo teke që kanë fëmijët.
Sidomos disa mama janë aq shumë të fiksuara pas fëmijëve sa merren gjithë kohës duke i veshur bukur dhe duke postuar foto të tyre në rrjetet sociale. Madje se fundmi ka dalë edhe moda e veshjeve të njëjta, sidomos mes mamit dhe vajzës. Në dukje nuk ka ndonjë gjë të gabuar te kjo pjesë, por këta prindër e teprojnë ndonjëherë me këto veprime sipërfaqësore, dhe harrojnë që kanë dhe një partner në krah që do vëmendjen dhe kujdesin e tij.
Fëmijës i duhet thënë edhe jo. I duhen mësuar gjëra për të cilat nuk kaë dëshirë ti bëjnë por që janë të nevojshme për ta. Nuk iu duhen dhënë gjërat gati, por të mësojnë se gjërat duhen fituar vetë në jetë.
Dhomat tona të gjumit janë bërë si dhomat e gjumit të fëmijëve tanë. Ata flenë në krevat me ne sepse nuk duam ti lemë të qajnë. Ata na 'manipulojnë' me 'gënjeshtrat' e tyre se kanë parë ëndrra të frikshme dhe se nuk duan të flenë vetëm pasi iu vjen fantazma. Le ti lemë ata të qajnë ndonjëherë, kur përplasin këmbët në dysheme dhe nxjerrin nga sytë 'lot krokodili', vetëm sepse duan të rrinë me orë të tëra në tablet e celular në vend që të dalin te këndi i lojërave pa pagesë në lagje.
Nëse iu plotësojmë çdo tekë dhe ua servirim cdo gjë në një 'tabaka prej ari', kur të rriten ata ata do të pyesin 'pse bota nuk rrotullohet rreth tyre'. E nëse do dështojnë në çdo gjë që do ndërmarrin në jëtë, e nuk do t'ia dalin mbanë, ne prindërit , nuk do të fajësojmë askënd përveç vetes që i kemi penguar pa dashur të çajnë vetë në jetë dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre….
Ndaj le ti rrisim ata duke bërë një kombinim mes gjërave që ata duan dhe atyre që duhen bërë. T'ju themi jo kur duhet thënë jo. Ti rrisim dhe edukojmë në një familje ku ata të kuptojnë autoritetin, disiplinën dhe respektin, elementë që do ti shoqërijnë në çdo etapë të rritjes së tyre.

Si mund të ndikojë media në imazhin që fëmija krij...
Leximi i përrallave para gjumit, sa rëndësi ka për...

Artikuj të ngjashëm

Cilat programe janë të përshtatshme për ty?

Zbulo programet dhe profesionet që të përshtaten më shumë.

Planifiko Maturën Tënde në Eduaktiv!

Plotëso notat, zgjidh 10 programet e studimit dhe zbulo probabilitetin për t'u shpallur fitues sa hap e mbyll sytë!

Sa para të nevojiten për studimet e tua?

Tashmë do të të duhet të menaxhosh ekonominë tënde personale

Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 3443 420

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD