15 fëmijë të infektuar në Shqipëri, çfarë duhet të dini për fruthin - Gjithmonë ka diçka për të mësuar
Durresi

15 fëmijë të infektuar në Shqipëri, çfarë duhet të dini për fruthin

B2ap3 Large Fruthi 780x439

Muaji janar regjistroi disa raste të fëmijëve me fruth. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, për periudhën 1-15 janar, janë raportuar 15 raste me fruth, të fëmijëve të grup-moshës nën 2 vjeç. Për këtë arsye ISHP, ju bëri thirrje prindërve që t'ju bëjnë vaksinat fëmijëve, pasi për shkak të temperaturave të ulëta, gripit, janë më të rrezikuar të preken nga fruthi.  

Çfarë është fruthi? 

Fruthi është infeksion i rrugëve të frymëmarrjes. Fruthi (i quajtur edhe rubeola) shkaktohet nga një virus, prandaj nuk ka trajtim të posaçëm mjekësor për të. Një fëmijë i sëmurë duhet të pijë shumë lëngje, të marrë shumë pushim dhe të qëndrojë në shtëpi e të mos shkojë në çerdhe, kopsht apo shkollë, për të parandaluar përhapjen e infeksionit.

Cilat janë simptomat e fruthit? 

Simptomat e para të infeksionit nga fruthi janë zakonisht kolla, hundë të lëngshme, ethe të larta dhe sy të kuq. Fëmijët gjithashtu mund të kenë njollat ​​e Koplikut (pika të vogla të kuqe) brenda gojës, para se të fillojë skuqja. Skuqja shpërthen 3-5 ditë pas fillimit të simptomave, ndonjëherë shoqëruar me ethe dhe temperaturë të lartë, deri në 40 °. Skuqja fillon me pika të kuqe të sheshta në ballë. Pastaj përhapet në pjesën tjetër të fytyrës, poshtë qafës, kraharorit, në krahë dhe këmbë. Ethet dhe skuqja ngadalë largohen pas disa ditësh.

Si përhapet fruthi?

Fruthi është sëmundje ngjitëse. Në fakt, 9 nga 10 persona, të cilët nuk janë të vaksinuar për fruthin, do ta marrin nëse janë afër një personi të infektuar. Fruthi përhapet nëpërmjet ajrit, frymëmarrjes, ose kur dikush me fruth teshtin ose kollitet. Dikush i ekspozuar ndaj virusit zakonisht tregon simptoma 7-14 ditë më vonë. Njerëzit me fruth mund ta përhapin sëmundjen 4 ditë para fillimit të skuqjes, deri në rreth 4 ditë pas kësaj. Ata janë më ngjitës gjatë kohës që kanë ethe, hundë të lëngshme dhe kollë.

Si trajtohet kjo sëmundje? 

Nuk ekziston trajtim mjekësor specifik për fruthin. Për të ndihmuar në menaxhimin e simptomave, mund të ndiqni këshillat e mëposhtme:

-jepni fëmijës tuaj shumë lëngje

-lëreni të pushojë sa më shumë

-jepini një ilaç, jo-aspirinë, por ibuprofen, nëse fëmija ka shumë ethe. Asnjëherë mos i jepni aspirinë një fëmije që ka një sëmundje virale, pasi një përdorim i tillë lidhet me sindromën Reye.

Fëmijët me fruth duhet të kontrollohen nga një mjek. Në disa raste, fruthi mund të çojë në probleme të tjera, si: infeksionet e veshëve, diarre, pneumoni, encefalit (acarim dhe ënjtje e trurit).

Fëmijët me fruth duhet të mbahen larg të tjerëve për 4 ditë, pas shfaqjes së tyre të lëkurës. Për ata me një sistem imunitar të dobët, kjo duhet të vazhdojë derisa ata të bëjnë një shërim të plotë dhe të gjitha simptomat janë zhdukur.

Mund të pengohet fruthi?

Mënyra më e mirë për të mbrojtur fëmijët tuaj, është vaksinimi kundër fruthit. Për shumicën e fëmijëve, mbrojtja kundër fruthit bëhet kur ata janë 12-15 muaj dhe sërish kur janë 4 deri në 6 vjeç.  

Pse vaksina është e rëndësishme?

Fruthi është një ndër shkaqet kryesore të vdekjes së fëmijëve. Nga 114,900 vdekje nga fruthi në 2014, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) raportoi se shumica e viktimave ishin nën moshën 5 vjeçare.

Para se vaksina të futej në fillim të viteve 1960, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, regjistruan më shumë se 3 milionë raste të fruthit çdo vit. Më shumë se 400 vetë vdiqën nga virusi dhe tek 1000 të tjerë u zhvillua ënjtja e trurit, që i la shumë njerëz me dëmtime të trurit.

Çfarë ndodh me çerdhet dhe kopshtet e Kukësit
Rrëfimi i Fjorza Mullajit: Të rrisësh dhe edukosh ...

Cilat programe janë të përshtatshme për ty?

Zbulo programet dhe profesionet që të përshtaten më shumë.

Planifiko Maturën Tënde në Eduaktiv!

Plotëso notat, zgjidh 10 programet e studimit dhe zbulo probabilitetin për t'u shpallur fitues sa hap e mbyll sytë!

Sa para të nevojiten për studimet e tua?

Tashmë do të të duhet të menaxhosh ekonominë tënde personale

Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 3443 420

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD