Takimi në bashkinë Librazhd, në kuadër të projektit "Liberi" - Gjithmonë ka diçka për të mësuar
Berati

Takimi në bashkinë Librazhd, në kuadër të projektit "Liberi"

B2ap3 Large Librazhd

Të enjten, më 1 nëntor 2018, Eduaktiv u ndal në qytetin e Librazhdit, ku prezantoi projektin "Liberi". Në takimin që u zhvillua në ambientet e bashkisë së këtij qyteti, drejtoreshat e çerdheve dhe kopshteve, u njohën më nga afër me Eduaktiv, një platformë krahasuese, informuese dhe analizuese, e cila jo vetëm jep informacion për institucionet arsimore në Shqipëri, por edhe ka krijuar mekanizma për të ndihmuar të rinjtë dhe prindërit, të dinë çfarë institucioni të zgjedhin, për një arsimim më cilësor.

Në kuadër të projektit "Liberi", të pranishmet u informuan për punën e bërë nga Eduaktiv, për listimin e çerdheve dhe kopshteve në të gjithë Shqipërinë. Në takim u fol edhe për problemet që hasin edukatoret në punën e tyre të përditshme me fëmijët, ku një pikë e mprehtë ishte mungesa e edukatoreve ndihmëse.

Drejtoreshat shprehën nevojën emergjente për zhvillimin e trajnimeve të vazhdueshme me edukatoret, sidomos për çështjet që kanë të bëjnë me fëmijët me aftësi të kufizuar apo dhënien e ndihmës së parë për fëmijët. Ato kërkuan edhe realizimin e takimeve ndërgjegjësuese me prindërit, për të rritur bashkëpunimin mes tyre, në të mirë të zhvillimit të fëmijëve.

Projekti "Liberi" mbështetet nga Lëviz Albania. Qëllimi i tij është aksesi dhe transparenca në informacionin e domosdoshëm që u nevojitet prindërve për përzgjedhjen e çerdhes dhe kopshtit për fëmijët e tyre. 

Takimi në Bashkinë Elbasan, në kuadër të projektit...
Cili është roli i mësuesit, në një institucion të ...

Artikuj të ngjashëm

Cilat programe janë të përshtatshme për ty?

Zbulo programet dhe profesionet që të përshtaten më shumë.

Planifiko Maturën Tënde në Eduaktiv!

Plotëso notat, zgjidh 10 programet e studimit dhe zbulo probabilitetin për t'u shpallur fitues sa hap e mbyll sytë!

Sa para të nevojiten për studimet e tua?

Tashmë do të të duhet të menaxhosh ekonominë tënde personale

Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 2525430

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD