Takimi në Bashkinë Berat, në kuadër të projektit “Liberi” - Gjithmonë ka diçka për të mësuar
Elbasani

Takimi në Bashkinë Berat, në kuadër të projektit “Liberi”

B2ap3 Large Berat

Eduaktiv udhëtoi këtë të mërkurë, datë 31 tetor 2018, në qytetin e Beratit, ku zhvilloi një takim me drejtoreshat e çerdheve dhe kopshteve, si dhe edukatoret e këtyre institucioneve. Ato u njohën nga afër me Eduaktiv dhe misionin që ka ndërmarrë për të rritur aksesin dhe transparencën në institucionet arsimore në Shqipëri. Të pranishmet u njohën edhe me "Liberin", projektin që po shkon në 61 bashkitë e Shqipërisë, për të marrë informacion për numrin e çerdheve dhe kopshteve, për kapacitetet, për politikat e institucioneve dhe filozofinë që ndjekin, për t'iu siguruar zhvillim dhe mirëqenie fëmijëve, pavarësisht vendndodhjes, kushteve ekonomike dhe sociale.

Drejtoreshat dhe edukatoret ndanë eksperiencat e tyre me Eduaktiv, duke evidentuar përpjekjen që bëhet çdo ditë, për edukim sa më cilësor të fëmijëve. Në bashkinë e Beratit, një vëmendje e madhe i është kushtuar fëmijëve me aftësi të kufizuar. Në disa çerdhe dhe kopshte janë caktuar edukatore ndihmëse, për t'iu dhënë përkujdesjen e duhur. Drejtoreshat dhe edukatoret shprehën nevojën e zhvillimit të trajnimeve për stafin edukativ, por sidomos ndërgjegjësimin e prindërve, për rritjen e bashkëpunimit me këto institucione.

Projekti "Liberi" mbështetet nga Lëviz Albania. Qëllimi i tij është aksesi dhe transparenca në informacionin e domosdoshëm që u nevojitet prindërve për përzgjedhjen e çerdhes dhe kopshtit për fëmijët e tyre. 

Cili është roli i mësuesit, në një institucion të ...
Pse duhet dërguar fëmija në institucionet e arsimi...

Artikuj të ngjashëm

Cilat programe janë të përshtatshme për ty?

Zbulo programet dhe profesionet që të përshtaten më shumë.

Planifiko Maturën Tënde në Eduaktiv!

Plotëso notat, zgjidh 10 programet e studimit dhe zbulo probabilitetin për t'u shpallur fitues sa hap e mbyll sytë!

Sa para të nevojiten për studimet e tua?

Tashmë do të të duhet të menaxhosh ekonominë tënde personale

Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 3443 420

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD