Pse është i nevojshëm shërbimi psiko- social në institucionet arsimore - Gjithmonë ka diçka për të mësuar
Berati

Pse është i nevojshëm shërbimi psiko- social në institucionet arsimore

B2ap3 Large School Psychology

Prania e një psikologu në institucionet arsimore është një praktikë mjaft e njohur, sidomos në vendet e zhvilluara. Kjo praktikë është futur me ligj edhe në Shqipëri. Në nenin 20 të ligjit Nr. 69/2012 "Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë", parashikohet shërbimi psiko-social për nxënësit dhe punonjësit e institucionit dhe specifikohet se ky shërbim do të kryhet nëpërmjet psikologëve dhe punonjësve socialë. 

Ministria e Arsimit ka nxjerrë urdhrin 344, në gusht 2013, për ngritjen e shërbimit psiko- social, që do të realizohet nga Drejtoria Arsiomore Rajonale (DAR)/ Zyra Arsimore Rajonale (ZA). Sipas këtij urdhri, shërbimi psiko- social do të vlerësojë gjendjen psiko- sociale të nxënësve, me probleme të nxënit dhe të sjelljes dhe në bashkëpunim me mësuesit dhe prindërit, do të planifikojë shërbime që do të ndihmojë për kapërcimin e këtyre gjendjeve.

Sa është numri i psikologëve dhe punonjësve socialë 

Sipas Urdhrit 344, numri i psikologëve dhe punonjësve socialë përcaktohet nga numri i nxënësve në institucionet arsimore. Për kopshtet dhe shkollat është vendosur që një psikolog dhe një punonjës social të jetë për 3000- 3500 nxënës. Sa i përket formimit, psikologu dhe punonjësi social duhet të kenë formim fillestar dhe të thelluar. Psikologu duhet të ketë një diplomë "Bachelor" në degën e Psikologjisë, si dhe studime Master Shkencor në Psikologjinë Shkollore, ose " Psikologji Klinike", ose Master Profesional për "Këshillim psikologjik", ose në drejtime të tjera të përafërta. Punonjësi Social duhet të ketë diplomë "Bachelor" në degën e Punës Sociale dhe studime Master Profesional në "Punë Sociale", ose "Çështje të Fëmijes dhe Familjes", ose në drejtime të tjera të përafërta. Brenda 3 vitesh nga data e fillimit të punës, psikologu dhe punonjësi social me diplomë "Bachelor", duhet të kryejnë studime të thelluara në nivelin master dhe në degën e punës sociale.

Çfarë bën një psikolog dhe një punonjës social

Psikologët dhe punonjësit social punojnë në kopshte dhe shkolla për të evidentuar problemet që ekzistojnë në këto institucione dhe ndihmojnë në kapërcimin e tyre.

Psikologu si parandalues

Një nga detyrat kryesore të psikologut është zbulimi i hershëm i fëmijëve me problemeve, çrregullime apo vonesa në zhvillimin konjutiv, gjuhësor apo të sjelljes. Zbulimi i hershëm dhe ndërhyrja, ndihmon në zbutjen e këtyre problemeve, apo marrjen e masave të nevojshme për të ndihmuar fëmijët të përshtaten dhe zhvillohen. Puna e psikologut në raste të tilla, ndihmon edhe mësuesit në procesin mësimor, por edhe prindërit që të kuptojnë problemin që ka fëmija i tyre dhe mënyrën se si duhet të sillen me të.

Psikologu si vlerësues 

Nëse një fëmijë ka vështirësi në të mësuar ose zhvillim, atëherë nevojitet puna e një psikologu, për të vlerësuar gjendjen e tij dhe mënyrën se si duhet të vazhdohet me këtë fëmijë. Shqetësimi për fëmijë me nevoja të tilla, mund të ngrihet nga një mësues, i cili mund të kërkojë vlerësim, këshillim apo mbështetje nga psikologu. Në raste të tjera, mund të jenë edhe prindërit, të cilët mund të kërkojnë vlerësim të veçantë për fëmijët e tyre

Procesi i vlerësimit nuk është një proces i menjëhershëm. Ai kërkon një punë kërkuese dhe analizuese. Psikologu duhet të flasë me mësuesit, me prindërit, të analizojë punën e fëmijës, të flasë me fëmijën e të vlerësojë sjelljen e tij emocionale.

Psikologët si këshillues dhe trajnues

Psikologët ofrojnë këshilla për mësuesit dhe kur është e nevojshme ofrojnë trajnime për t'i ndihmuar që të zhvillojnë aftësi për të mbështetur fëmijët me nevoja specifike dhe për të rritur të mësuarit e fëmijëve. Ata rekomandojnë metoda, ose zhvillojnë strategji në partneritet me shkollat, për të ndihmuar një fëmijë të mësojë më me efektshmëri. Psikologët mund të ofrojnë edhe këshillim për prindërit në menaxhimin e pasojave psikologjike dhe sjelljes që sjell zakonisht informimi mbi nevojat, shqetësimet apo kufizimet që fëmijët e tyre mund të kenë përkohësisht apo që edhe mund t'i mbartin më vonë gjatë gjithë jetës.

Roli i punonjësit social

Punonjësi social ju vjen në ndihmë familjeve dhe fëmijëve që kanë vështirësi financiare. Ata ndihmojnë prindërit, duke i orientuar në qendrat e kujdesit të posaçëm mjekësor dhe terapeutik, si dhe në drejtim të informimit për procedurat e ndihmës financiare nga institucionet publike apo private. Punonjësi social ndihmon fëmijët, në trajtimin që ju jep për të kuptuar pabarazitë sociale, duke mos lejuar që të bëhen pjesë e diskriminimit.

“Tre ketrushat” e Sarandës, një kopsht që duhet tr...
Takimi në Bashkinë Himarë, në kuadër të projektit ...

Artikuj të ngjashëm

Cilat programe janë të përshtatshme për ty?

Zbulo programet dhe profesionet që të përshtaten më shumë.

Planifiko Maturën Tënde në Eduaktiv!

Plotëso notat, zgjidh 10 programet e studimit dhe zbulo probabilitetin për t'u shpallur fitues sa hap e mbyll sytë!

Sa para të nevojiten për studimet e tua?

Tashmë do të të duhet të menaxhosh ekonominë tënde personale

Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 3443 420

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD